Sa më shumë i afrohemi Bashkimit Evropian aq më ambicioze bëhen pritshmëritë e qeverisë për ‘shpërblim’ nga Brukseli. Integrimi ekonomik është një proces që ndodh edhe më shpejt se anëtarësimi i plotë, ndaj për të mbështetur vendin në përmbushjen e reformave dhe përshtatjen me rregullat e BE-së, Shqipëria po ndihmohet nga ‘Plani i rritjes’, nga i cili vendi planifikohet të përfitojë 500 milionë euro përgjatë viteve 2026-2029. Në kuadrin makroekonomik të rishikuar, qeveria ka rritur me 27,4 miliardë lekë pritshmëritë e përfitimit të fondeve nga ‘Plani i Rritjes’, ku me përjashtim të vitit aktual ku është ulur objektivi nga 3.15 miliardë lekë në 1.7 miliardë lekë, të gjitha vitet të tjera janë me rritje, sidomos 2028-ta. LEXO EDHE:Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë me BE, ambasada gjermane: Moment historik, vendi të ruaj këtë dinamikë pozitive edhe për kapitujt e mbetur Konkretisht përgjatë këtij 4-vjeçari, synohet të përthithen në total 47.4 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro (me kursin aktual), kundrejt 19.98 miliardë lekëve ose 213 milionë eurove të planifikuara në dokumentin që u miratua në janar të këtij viti. Me objektivin se brenda 2027-ës do të mbyllen të 33 Kapitujt, bashkë me detyrat dhe reformat që diktohen nga procesi integrues, Ministria e Financave thotë se në vitin që vjen vendi do të përfitojë nga Plani i Rritjes 14.1 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2028 arrijnë në 16.9 miliardë lekë dhe 14.7 miliardë lekë në 2029-ën. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Monitorues të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, u tha se vendi ka përfituar deri më tani nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor 212.8 milionë euro. ‘Plani i Rritjes’ me vlerë 6 miliardë euro (2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi) u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023, dhe përfitohet nga shtetet në bazë të reformave që ato përmbushin. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Plani i rritjes integrimi ne be BE Komento Komente Latif: 14/07/2026 15:32 O burra se u hap thesi! Përgjigju Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 1994 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

