Lajme Zone
Rusia dhe Ukraina vijojnë me sulmet ndaj njëra-tjetrës,12 të vdekur! Dronë në hapësirën ajrore të Estonisë, ngrihen avionët e NATO-s!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rusia dhe Ukraina vijojnë me sulmet ndaj njëra-tjetrës,12 të vdekur! Dronë në hapësirën ajrore të Estonisë, ngrihen avionët e NATO-s!

Në një nga rajonet e Kievit, rusët goditën infrastrukturën hekurudhore të Darnytskyi. Në Odesa rusët goditën infrastrukturën portuale dhe energjetike, duke lënë 1 të plagosur. 2 dronë fluturuan mbi kufirin dhe hynë në hapësirën ajrore estoneze.

Rusia vijoi sulmet në territorin ukrainas duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe 21 të plagosur në Odesa dhe në Kiev. Vala e sulmeve të radhës u realizua me raketa dhe dronë autonomë ndërsa në shënjestër ishin infrastrutkura energjetike dhe civile. Në një nga rajonet e Kievit, rusët goditën infrastrukturën hekurudhore të Darnytskyi, sulm që la të paktën 7 të vdekur. Në Odesa rusët goditën infrastrukturën portuale dhe energjetike, duke lënë 1 të plagosur. Ndërkohë paralajmërimet për sulme ajrore u aktivizuan gjatë natës (ora 03:00 ) në disa zona të Estonisë, pasi 2 dronë fluturuan mbi kufirin dhe hynë në hapësirën ajrore estoneze. LEXO EDHE:Rusia rikthehet në tryezën e G20 me ftesën e SHBA, Europa proteston I pari iu drejtua Narvës, por nuk e kaloi kufirin dhe u kthye në hapësirën ajrore ruse. Rreth 30 minuta më vonë, një dron tjetër kaloi kufirin estonez në juglindje dhe qëndroi pranë zonës kufitare. Ngjarja nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, përmes një postimi në X tha se pas kësaj situate aeroplanët luftarakë të NATO-s u ngritën me urgjencë nga Baza Ajrore Äämari." “Aleanca është vigjilente dhe e gatshme të mbrojë territorin e Aleatëve. Incidente të tilla janë pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe nënvizojnë nevojën për të rritur presionin mbi Rusinë për t'i dhënë fund agresionit të saj", tha ai. Zelensky nga ana tjetër tha se Rusia ka dëmtuar një pikëkalim kufitar ukrainas me Rumaninë. “Rusia vazhdon fushatën e saj kundër logjistikës ukrainase dhe, me sulmin masiv të mbrëmshëm duke përdorur një numër të konsiderueshëm"raketash dhe dronësh, dëmtoi një pikëkalim kufitar ukrainas me Rumaninë, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X. Rusia tashmë ka sulmuar disa herë pikat kufitare me Moldavinë në javët e fundit dhe ka arritur të paralizojë pothuajse plotësisht aktivitetin në portet ukrainase të Detit të Zi me sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës portuale dhe anijeve tregtare. Lajm në përditësim... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine Rusi Estoni Volodymyr Zelensky Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.8% Drejtësia 65.5% Nuk e di 3.7% Vota total: 2616 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?