Lajme Zone
Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme të ndërsjellta, tre të vdekur dhe 20 të plagosur në Belgorod! Goditet njësia e zjarrfikësve në Zaporizhia
PolitikëReport TV

Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme të ndërsjellta, tre të vdekur dhe 20 të plagosur në Belgorod! Goditet njësia e zjarrfikësve në Zaporizhia

Tre persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet e fundit ukrainase në rajonin e Belgorodit, tha Guvernatori në detyrë Alexander Shuvayev. "Ushtria ukrainase nisi 164 sulme në rajonin e Belgorodit në 24 orët e fundit", shkroi Shuvayev në mediat sociale. LEXO edhe...Putin takim me kryeministrin e Indisë: Moska është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë Edhe Rusia kreu sulm

Tre persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet e fundit ukrainase në rajonin e Belgorodit, tha Guvernatori në detyrë Alexander Shuvayev. "Ushtria ukrainase nisi 164 sulme në rajonin e Belgorodit në 24 orët e fundit", shkroi Shuvayev në mediat sociale. LEXO edhe...Putin takim me kryeministrin e Indisë: Moska është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë Edhe Rusia kreu sulme në disa rajone në Ukrainë. Në rajonin e Zaporizhias, forcat ruse sulmuan një njësi zjarrfikësesh. Në Kherson rusët goditën një qendër shëndetësore me një dron, duke plagosur dy punonjës. Ndërkohë sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë marrë në shënjestër edhe sektorin e botimeve dhe trashëgiminë kulturore të vendit, duke shkaktuar shkatërrimin e rreth 12 milionë librave, ndërsa dhjetëra shtypshkronja dhe shtëpi botuese janë dëmtuar. Një nga goditjet e fundit ka prekur një shtypshkronjë në periferi të Kievit, e cila ishte në përgatitje për vitin e ri shkollor. Fabrika po punonte për prodhimin e rreth 1.3 milionë librave, ose afërsisht 10% të teksteve shkollore që do të përdoroheshin në Ukrainë. Pas sulmit, ndërtesa është kthyer në rrënoja. Mes mbetjeve është gjetur edhe një faqe e djegur nga një libër shkollor në gjuhën angleze. Rusia ka mohuar vazhdimisht se synon qëllimisht objektiva civile në Ukrainë, ndërsa autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare kanë dokumentuar dëme të shumta ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve kulturore gjatë luftës. Ora 22:31 Putin takim me kryeministrin e Indisë: Moska është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë Gjatë një takimi me kryeministrin Indian, Narendra Modi, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.Udhëheqësi Indian tha se çështja ukrainase duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore me mbështetjen aktive të Moskës, e cila sipas tij duhet të fillojë të lëvizë në këtë drejtim.Putin e siguroi kryeministrin indian se Rusia është tashmë në këtë rrugë që do të çojë në përfundimin e konfliktit me Ukrainën.Modi i propozoi Presidentit rus që këto çështje t’i diskutonte sërish në samitin e BRICS në Nju Delhi në shtator.Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me të dërguarit e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe Witkoff. Ai tha se pala amerikane po përgatitet për takime dhe komunikime me homologët rusë si dhe diskutuan për një vizitë në Kiev. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.4% Vota total: 2193 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?