Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nis sot një turne në Europë, gjatë të cilit do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë. Turneu i shefit të diplomacisë amerikane që zgjat deri në 8 tetor, ka në fokus sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë.
Ai vjen pikërisht në një kohë kur aleatët e NATO-s po përballen me shqetësime të shtuara lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë, luftën në Ukrainë dhe pasigurinë që po rrethon situatën në Lindjen e Mesme.
Në Rejkjavik, Rubio do të diskutojë për sigurinë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe bashkëpunimin me NATO-n. Islanda, ndonëse nuk ka ushtri të përhershme, ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit të saj dhe bazës ajrore të Keflavikut.
Në Athinë, më 6 dhe 7 tetor, kreu i DASH merr pjesë në Dialogun e Gjashtë Strategjik SHBA-Greqi, që më vëmendje do të sidomos sigurinë rajonale. Ndalesa e fundit do të jetë Lisbona, ku bisedimet do të përqendrohen në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe teknologji.
Portugalia ka rëndësi strategjike për SHBA-në për shkak të pozitës së saj në Atlantik dhe bazës ajrore Lajes në Azore.
Qëllimi kryesor i këtij rrugëtimi besohet të jetë forcimi i bashkëpunimit me tre aleatë të NATO-s në një periudhë të tensionuar për sigurinë euroatlantike. Top Channel

