Lajme Zone
Rruga “Hasan Vathi” në Institut bllokohet nga parkimet në të dyja anët
PolitikëJOQ Albania

Rruga “Hasan Vathi” në Institut bllokohet nga parkimet në të dyja anët

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën e qarkullimit në rrugën "Hasan Vathi", në zonën e Institutit, ku sipas tij automjetet e parkuara në të dyja anët e rrugës po vështirësojnë ndjeshëm lëvizjen.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, ndërsa policia ushtron kontrolle ndaj tregtarëve ambulantë dhe bizneseve që zënë trotuaret, mbetet i pazgjidhur problemi i automjeteve të parkuara që bllokojnë rrugën dhe krijojnë vështirësi për kalimin e mjeteve.

"Si kjo rrugë janë pothuajse të gjitha rrugët në këtë zonë. Nuk ke ku të kalosh me makinë, sepse rruga është e zënë nga automjetet e parkuara në të dyja anët", shprehet qytetari, i cili kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur situatën.