Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rruga e Durrësit si ‘fushë-betejë’! Nuk dorëzohen protestuesit. Hedhin gurë në drejtim të efektivëve. Drejtori i Policisë Skënder Hita në terren


Edhe pse policia ka hedhur ujë me presion me kimikate, duket se protestuesit nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Edhe pse policia ka hedhur ujë me presion me kimikate, duket se protestuesit nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Studentët ia kanë kthyer “reston” Policisë së Shtetit, duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve. Efektivët tashmë janë në aksion, janë vendosur në një kordon dhe po përpiqen të shpërndajnë protestuesit. Studentët nga ana tjetër nuk dorëzohen, duke rezistuar akoma më tepër. Policët po hedhin ujë me kimikate edhe ndaj gazetarëve, që po raportojnë protestën.

Në terren po zbret edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për të dhënë direktivat e duhura.

Studentët janë shprehur se ndodhen në rrugë, pasi nuk pajtohen me kushtet me të cilat jetojnë, teksa theksojnë se të jetosh në Tiranë është një sfidë e madhe më vete. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministria e Arsimit proesta