Lajme Zone
Rrjeti kryqëzon Haaland, nuk ndihmon bashkëshorten të zbres nga makina
SportJOQ Albania

Rrjeti kryqëzon Haaland, nuk ndihmon bashkëshorten të zbres nga makina

Një moment i shkurtër i kapur nga kamerat ka mjaftuar që emri i Erling Haaland të bëhet viral në rrjetet sociale. Sulmuesi norvegjez, i njohur për forcën dhe karakterin e tij luftarak në fushën e lojës, është përballur këtë herë me kritika jashtë futbollit.

Në një video që po qarkullon gjerësisht, Haaland shihet duke zbritur nga makina, ndërsa largohet pa i zgjatur dorën bashkëshortes së tij për ta ndihmuar të dalë. Ky detaj nuk i shpëtoi vëmendjes së përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët reaguan menjëherë.

Shumë komentues e konsideruan gjestin si mungesë mirësjelljeje, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte një shenjë respekti dhe kujdesi ndaj partneres. "Në fushë sillet si një viking i pathyeshëm, por jashtë saj nuk gjeti kohë as t'i zgjasë dorën bashkëshortes," ishte një nga komentet që mori më shumë pëlqime.

Nga ana tjetër, nuk munguan edhe ata që e mbrojtën sulmuesin duke argumentuar se një video prej pak sekondash nuk tregon domosdoshmërisht të gjithë situatën dhe se është e padrejtë të nxirren përfundime për marrëdhënien e çiftit vetëm nga një moment i izoluar.