Vrasja e një gruaje 25-vjeçare shtatzënë në Malishevë ka rikthyer në vëmendje pyetjet për mënyrën se si institucionet në Kosovë po i parandalojnë rastet e dhunës ndaj grave. Gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj më 24 gusht. Nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) thonë për Radion Evropa e Lirë se ky rast po vë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave shtetërorë që janë ngritur me synimin që të mbrojnë viktimat e dhunës. LEXO edhe...Masakroi ish gruan ditën e ditëlindjes së vajzës, dalin detaje të reja për krimin e 53 vjeçarit nga Gramshi në Greqi Që nga viti 2010 e deri në gusht të vitit 2026, Policia e Kosovës ka regjistruar 62 gra si viktima të vrasjeve brenda familjes. Pas rastit të fundit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Gjykatës dhe Qendrës për Punë Sociale, për të shqyrtuar funksionimin e mekanizmave institucionalë dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tilla. “Parandalimi kërkon vigjilencë, përgjegjësi dhe bashkëpunim të plotë mes institucioneve. Secili duhet të jetë në nivelin e detyrës, të veprojë me kohë dhe të mos lejojë asnjë hallkë e sistemit të dështojë”, ka thënë Gërvalla thuhet në njoftimin më shkrim nga kjo ministri. Ndërkaq, RrGK-ja ka kërkuar vazhdimisht që shteti të investojë në parandalimin e dhunës dhe jo vetëm të reagojë pasi një grua të jetë sulmuar apo vrarë. “Gratë po vriten dhe shteti ende nuk po arrin t’i mbrojë ato në mënyrë efektive. Për Rrjetin, këto nuk janë raste të izoluara apo tragjedi individuale. Ato janë tregues të dështimeve sistemike në parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave”, thuhet në përgjigjen e RrGK-së për Radion Evropa e Lirë. Ky rrjet rikthen në vëmendje edhe rastin e Hamide Magashit, e cila ishte shtatzënë kur u vra nga bashkëshorti i saj, katër vjet më parë, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe kishte urdhër mbrojtës aktiv, por nuk u mbrojt. Rasti i saj, sipas RrGK-së, dëshmon se ekzistenca e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e grave nuk është e mjaftueshme nëse ata nuk zbatohen në mënyrë efektive. “Kjo ngre një pyetje shumë serioze: nëse një grua që ka kërkuar mbrojtje nga shteti dhe ka një urdhër mbrojtës ende mund të vritet, atëherë ku po dështon sistemi?”, thuhet në përgjigjen e RrGK-së. Rrjeti kërkon zbatim efektiv të urdhrave mbrojtës, vlerësim të detajuar të rrezikut, monitorim të kryesve të dhunës dhe bashkëpunim më të mirë ndërmjet policisë, prokurorisë, gjykatave dhe shërbimeve sociale. Po ashtu, kërkon përgjegjësi institucionale në rastet kur këta mekanizma dështojnë. Ndërkohë, Gërvalla, e cila është edhe koordinatore Kombëtare kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, ka ritheksuar se institucionet do të kenë zero tolerancë ndaj dhunës, duke e cilësuar mbrojtjen e viktimave si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të shtetit “Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së çdo gruaje dhe çdo qytetari është përgjegjësi e padiskutueshme institucionale”, ka thënë ajo. Më 2020, Kosova e ka miratuar Konventën e Stambollit të hartuar nga Këshilli i Evropës, duke e bërë pjesë të Kushtetutës së vendit. Ky instrument obligues detyron shtetet që ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Në bazë të konventës, parashihet që shteti të mbrojë viktimat duke u ofruar strehimore, të ndjekë penalisht dhunën ndaj grave, të gjitha institucionet shtetërore të bashkëpunojnë dhe të ketë mekanizma që monitorojnë nëse konventa zbatohet./ REL R.Xh/ReportTv.al vrasje malisheva dhuna ndaj grave kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.9% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2376 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
