Lajme Zone
Rrjeti i call centerave dhe pastrimit të parave, Florian Sula e Flladi Malaj në krye. Nga F.Begollari te A.Koxhaxhiku, emrat që fshehin pasuritë
SportPamfleti

Rrjeti i call centerave dhe pastrimit të parave, Florian Sula e Flladi Malaj në krye. Nga F.Begollari te A.Koxhaxhiku, emrat që fshehin pasuritë

Pas Sulës dhe Malajt, emrat që qarkullojnë në dosjet e hetimit janë F.Begollari, A.Koxhaxhiku, R.Prifti, B.Kuca dhe D.Daliu, persona që sipas të njëjtit burim policor vazhdojnë të punojnë edhe sot në zyra të fshehura, nën hijen e Malajt, dhe që dyshohet se kanë marrë pjesë në pastrimin e parave përmes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Foto ilustruese/ Sipas një informacioni të siguruar nga Pamfleti me burim Policinë e Shtetit, një rrjet i strukturuar kriminal që operon përmes call centerave dhe pastrimit të parave ka në qendër të tij Florian Sulën dhe Flladi Malajn, ndërsa në skemë përfshihen edhe F.Begollari, A.Koxhaxhiku, R.Prifti, B.Kuca e D.Daliu. Florian Sula dhe Flladi Malaj janë identifikuar si kokat e një rrjeti që dyshohet se ka ndërtuar një perandori financiare mbi mashtrimet me call centera dhe investimet e rreme në bursat Forex, duke i kthyer më pas parat e pista në prona, biznese dhe kompani që duken të pastra në letër. Burime policore të siguruara nga Pamfleëi tregojnë se rrjeti operon prej vitesh në Tiranë, Vlorë e Fier, me baza kryesore në zonat e Komunës së Parisit e Selitës, prej nga kontaktohen qytetarë europianë dhe mashtrohen me premtime fitimesh të mëdha nga bursat.

Pas Sulës dhe Malajt, emrat që qarkullojnë në dosjet e hetimit janë F.Begollari, A.Koxhaxhiku, R.Prifti, B.Kuca dhe D.Daliu, persona që sipas të njëjtit burim policor vazhdojnë të punojnë edhe sot në zyra të fshehura, nën hijen e Malajt, dhe që dyshohet se kanë marrë pjesë në pastrimin e parave përmes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Rrjeti i kompanive, nga Century21&Partners te BelleVue Dental Care, mburoja e parave të pista

Rrjeti i kompanive që dyshohet se përdoren për të pastruar parat e këtij grupi përfshin disa emra që tashmë kanë qarkulluar në raportimet mediatike. Sipas të njëjtit burim policor, në listë figuron Century21&Partners, zyra e real estate në Delijorgji që lidhet me F.Begolarin, si dhe BelleVue Dental Care, Acme Studio, ARKA HOME dhe Momentum Group, kompani që dyshohet se u mungojnë bilancet aktive dhe që shërbejnë si mburojë për investimet e rrjetit. Po ashtu, në skemë përmenden lokali Rolex Bar tek 21 Dhjetorin, që lidhet me A.Koxhaxhikun, si dhe një sërë kompanish fiktive për makina me qira, lavazhe e shitje-blerje, të cilat dyshohet se kanë të njëjtin funksion: të fshehin gjurmët e parave të pista dhe të krijojnë një pamje biznesi të ligjshëm.

Nga kamarier në vilë me pishinë në Farkë, pasuria e F.Begollarit

F.Begollari është një nga emrat që bie në sy për shkak të pasurisë që dyshohet se ka ndërtuar në pak vite. Sipas informacionit me burim policor, ai ka punuar gjatë me grupin e Sulës dhe Malajt dhe dyshohet se i pastron paratë përmes një zyreje real estate në zonën e Delijorgjit, që operon nën emrin Century21&Partners.

F.Begollari, që dikur ka punuar kamarier, sot jeton në një vilë luksoze tek liqeni i Farkës, me sipërfaqe mbi 1.000 metra katrorë dhe pishinë, me vlerë që kalon 1.5 milionë euro. Burimi policor thekson se ai disponon dokumente amerikane dhe se biznesi i tij në mes të Delijorgjit shërben si mburojë për investimet e rrjetit, ndërsa pasuria e deklaruar nuk justifikon nivelin e jetesës.

A.Koxhaxhiku, perandoria e 21 Dhjetorit dhe plagosja për kriptovaluta

A.Koxhaxhiku, emri tjetër në listën e burimit policor, jeton në zonën e 21 Dhjetorit, aty ku zotëron lokalin Rolex Bar dhe një sërë investimesh në pasuri të patundshme. Sipas të njëjtit burim, ai ka ndërtuar një perandori biznesi që përfshin kompani fiktive për makina me qira, lavazhe, shitje-blerje dhe shërbime të tjera, të cilat dyshohet se përdoren për të pastruar parat e siguruara nga mashtrimet me call centera.

A.Koxhaxhiku dyshohet se është plagosur në shkurt ose mars të këtij viti, pas një konflikti për mospagesa me kriptovaluta. Në atë ngjarje përmendet edhe emri i ortakut të tij, R.Prifti nga Elbasani, me të cilin dyshohet se bashkëpunon në bizneset e përbashkëta.

B.Kuca e D.Daliu, zyrat e fshehura nën hijen e Malajt

B.Kuca dhe D.Daliu janë dy emrat e tjerë që burimi policor i vendos në skemën e rrjetit. Sipas tij, ata vazhdojnë të punojnë edhe sot në zyra të fshehura, nën hijen e Malajt, dhe dyshohet se merren me menaxhimin e parave dhe investimeve të rrjetit, duke u kujdesur që gjurmët e tyre të mos dalin në sipërfaqe.

Burimi policor thekson se pjesa më e madhe e investimeve të këtij grupi mbetet e fshehur. Vetëm një pjesë e vogël e pasurive dyshohet se është deklaruar, ndërsa pjesa tjetër mbahet në emra të tjerë, në kompani fiktive ose në prona të blera në zona si Square21, Delijorgji e gjithandej vendit.

Asnjëri nga këta persona, sipas informacionit, nuk ka trashëguar pasuri dhe as nuk ka pasur historik të qartë biznesi. Punët e tyre të rendomta kanë nisur nga kamarierë, shitës droge e mashtrime me call centera në grupe të strukturuara kriminale, dhe sot dyshohet se kanë ndërtuar perandori që vështirë se justifikohen me të ardhura të ligjshme.

Deri më tani, këto pretendime mbeten në nivelin e informacionit me burim policor dhe akuzave publike që nuk janë vërtetuar ende në gjykim. Volumi i informacionit, emrat e përfshirë dhe pasuria e pashpjegueshme e personave në këtë rrjet kanë rritur presionin publik ndaj institucioneve si Policia, Tatimet dhe SPAK për të kryer një verifikim të thelluar mbi ligjshmërinë e bizneseve të përmendura dhe burimin e pasurive të tyre.

Nëse organet kompetente do ta bënin punën e tyre, ndoshta nuk do të kishim sot një rrjet që pastron miliona euro në mes të Tiranës, ndërsa emrat e tij qarkullojnë prej vitesh në raportime mediatike e dosje hetimore pa u prekur. (vijon) /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Tragjedia ku vdiqën 3 shqiptarët/ Ndërtesa që u shemb në Athinë kishte leje ndërtimi të vitit 1979, ekspertët nisin verifikimet 1 Tetor 2026, 10:4110:41Kronike Tentoi të vriste të atin me thikë, dënohet me mbi 8 vite burg shqiptari në Itali 1 Tetor 2026, 09:0209:02Kronike “Bllokoni vendin”/ Shpërthen revolta në burgun italian, shqiptarët përplasen me policinë 1 Tetor 2026, 08:2508:25Kronike Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari 30 Shtator 2026, 19:0519:05Kronike Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurë, drejtues policie dhe 'Bad Boys' 30 Shtator 2026, 15:1015:10Kronike Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas disa muajsh arrati ish-bashkëshorti Eraldo Fizi 30 Shtator 2026, 14:3414:34Kronike