Rritja e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 6% në 10%, e parashikuar në paketën fiskale të vitit 2027, ka nxitur reagimin e sektorit të turizmit. Shoqata Shqiptare e Turizmit kundërshton këtë propozim, duke paralajmëruar pasoja për konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon dhe duke kërkuar që qeveria të përqendrohet te lufta kundër informalitetit. I ftuar në emisionin “Studio Live” për të folur mbi këtë çështje, Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, deklaroi se rritja e TVSH-së për hotelet nga 6% në 10% përbën një goditje të drejtpërdrejtë për sektorin. Sipas tij ulja e kësaj takse nuk është një favor për hotelerinë, por një masë që synon të garantojë konkurrencë të drejtë me vendet e rajonit. LEXO edhe...Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet! “Projektvendimi që përcjell qeveria për rritjen e TVSH-së nga 6% në 10% është një goditje e drejtpërdrejtë për turizmin, pasi nuk duhet të harrojmë që jemi vendi i fundit që kemi bërë uljen e TVSH-së në 6%.Rekomandimi i BE-së për uljen e TVSH-së për hotelerinë dhe ushqimin, pra edhe për baret dhe restorantet, është bërë që në vitin 2006. E gjithë Evropa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë ndërmarrë këtë nismë 10–20 vjet më parë, që nga momenti i daljes së këtij vendimi.Kjo nuk është një ndihmë që u bëhet hoteleve dhe turizmit, por një mënyrë për të krijuar konkurrencë të drejtë me industritë e tjera. Mali i Zi e ka TVSH-në 7% për hotelet, ndërsa për restorantet dhe baret norma është gjithashtu më e ulët se ajo që propozohet për Shqipërinë. Në këtë moment, industria turistike ka një problem madhor. Gjatë katër viteve të fundit, vlera e euros është ulur me rreth 40%, ndërsa çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm, madje në disa raste janë dyfishuar. Shqipëria renditet e 108-ta për sa i përket sezonalitetit të turizmit.Sipas shifrave zyrtare, vetëm 22% e kapaciteteve akomoduese janë hotele, ndërsa 78% përbëhen nga apartamente që jepen me qira”, është shprehur Topuzi. Ai theksoi gjithashtu se rritja e TVSH-së vjen në një moment kur bizneset turistike po përballen me kosto të larta dhe fitime të reduktuara. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të dalë jashtë skemës së konkurrencës rajonale, ndërsa markat dhe bizneset që kanë investuar në sektor mund të përballen me vështirësi të mëtejshme. “Në këto kushte, Shqipëria po del jashtë skemës së konkurrencës rajonale. Shumë biznese kanë mbyllur planet për vitin e ardhshëm, interesat që marrin janë minimale dhe fitimet janë reduktuar.Goditja është edhe më e madhe për markat dhe brandet që kanë investuar dhe kanë marrë përsipër zhvillimin e aktivitetit në Shqipëri. Në mes të këtij procesi, ndryshimi i TVSH-së nga 6% në 10% e vështirëson më tej situatën. Ne po konsultohemi me grupet e interesit dhe brenda kësaj jave do të paraqesim një material të përmbledhur, ku do të përfshihet propozimi për uljen e TVSH-së, një masë që është propozuar edhe më herët nga vetë kryeministri. Në vend që ta çojmë normën në 5% ose 0%, ne kërkojmë që të arrihet të paktën ky objektiv. Turizmi sot është një industri që ndikohet drejtpërdrejt nga reputacioni dhe komentet e vizitorëve të huaj. Komentet negative në platformat digjitale mund ta dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.- vijoi ai. Topuzi u ndal edhe te standardet e hotelerisë dhe çmimet në sektorin turistik, duke theksuar se Shqipëria mbetet më e shtrenjtë se disa vende të rajonit.Topuzi bëri me dije se shoqata po konsultohet me grupet e interesit për të hartuar një propozim që do t'u paraqitet institucioneve brenda kësaj jave. "Ne kërkojmë formalizimin e rregullt të sektorit, por problemi lidhet edhe me standardet. Vetëm 1% e hoteleve në Shqipëri janë me katër dhe pesë yje. Nga studimi i fundit i përmendur në diskutim, rezulton se Shqipëria ka çmime rreth 25% deri në 45% më të larta se Mali i Zi dhe deri në 45% më të larta se Greqia, për kategori të caktuara produktesh ose shërbimesh turistike. Ne po konsultohemi me ekspertët dhe po propozojmë një plan të ri. Brenda javës do të përgatisim një raport dhe do të kontaktojmë institucionet përkatëse”, përfi Topuzi. A.C/M.V/ReportTv.al TVSH paketa fiskale 2027 shoqata shqiptare e turizmit zak topuzi Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 36.2% Nuk e di 13.8% Vota total: 94 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
