Lajme Zone
Rritet presioni ndaj Ramës/ Protesta në fazë të re, qytetarët bllokojnë kryqëzimet e Tiranës
PolitikëPamfleti

Rritet presioni ndaj Ramës/ Protesta në fazë të re, qytetarët bllokojnë kryqëzimet e Tiranës

Ardhja e vjeshtës duket se ka sjellë kështu edhe një përshkallëzim të mënyrës së protestës. Sinjalet e para u dhanë që në orët e pasdites përpara Kuvendit, ku qytetarët u mblodhën ndërsa brenda zhvillohej seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Protesta nisi rreth orës 17:00 dhe për më shumë se dy orë zona përreth Parlamentit u shoqërua me tensione, përplasje dhe ndërhyrje të Policisë.

Bllokimi i kryqëzimit në Bulevard Në ditën e 101-të të protestave, reagimi qytetar kundër qeverisë Rama shënoi një përshkallëzim të ri. Përveç tensioneve pranë Kuvendit dhe marshimeve në kryeqytet, protestuesit ndryshuan strategji duke qëndruar për minuta të tëra në kryqëzime dhe bllokuar qarkullimin, një sinjal se vjeshta mund të sjellë një fazë më të fortë të protestës. Dita e 101-të e protestave kundër qeverisë dhe klasës politike ka shënuar një ndryshim të dukshëm të dinamikës së tubimeve në Tiranë. Nëse deri më tani protesta ishte karakterizuar kryesisht nga grumbullimet dhe marshimet nëpër kryeqytet, këtë të martë qytetarët kaluan për minuta të tëra në bllokimin e kryqëzimeve dhe akseve të rëndësishme, duke krijuar probleme serioze me trafikun.

Ardhja e vjeshtës duket se ka sjellë kështu edhe një përshkallëzim të mënyrës së protestës. Sinjalet e para u dhanë që në orët e pasdites përpara Kuvendit, ku qytetarët u mblodhën ndërsa brenda zhvillohej seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Protesta nisi rreth orës 17:00 dhe për më shumë se dy orë zona përreth Parlamentit u shoqërua me tensione, përplasje dhe ndërhyrje të Policisë.

Skenat përpara Kuvendit nuk janë të reja. Protestuesit janë grumbulluar edhe më herët gjatë zhvillimit të seancave parlamentare, por ajo që u rikonfirmua këtë të martë është vendosmëria e tyre për ta kthyer Parlamentin në një nga pikat e përhershme të protestës sa herë deputetët mblidhen në seancë.

Tensionet u shtuan në përfundim të punimeve të Kuvendit. Disa automjete të deputetëve u goditën me vezë dhe shishe uji, ndërsa një pjesë e ligjvënësve vijuan të qëndronin brenda godinës. Policia ndërhyri për të hapur rrugën, duke nxjerrë në terren edhe forcat speciale me skafandra e mburoja, ndërsa makinat e ujit u vendosën në gatishmëri.

Por risia e ditës së 101-të do të shfaqej pasi protestuesit u larguan nga Kuvendi.

Pas më shumë se dy orësh përpara Parlamentit, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë dhe më pas nëpër rrugët e Tiranës. Ndryshe nga marshimet e mëparshme, këtë herë qytetarët nuk u mjaftuan vetëm me kalimin nëpër akset kryesore, por nisën të ndaleshin në kryqëzime.

Një prej bllokimeve të para u regjistrua në kryqëzimin pranë ish-Hotel Dajtit. Protestuesit qëndruan për disa minuta në rrugë, duke bllokuar një krah të bulevardit. Pasoja u ndje menjëherë në qarkullim, me trafik të rënduar, radhë automjetesh dhe devijim të mjeteve drejt akseve të tjera.

Kjo skemë u përsërit gjatë mbrëmjes. Protestuesit u zhvendosën më pas drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar gjatë incidenteve të ditës. Një pjesë e tyre u ulën këmbëkryq në rrugë, duke bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.

“Arrestoni Ramën, lironi shqipet!” dhe “Jo e pushtetit, Polici e Shtetit”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë, ndërsa sipas raportimeve rreth 20 persona ishin shoqëruar gjatë protestës.

Pikërisht bllokimi i rrugëve është elementi që e dalloi protestën e kësaj të marte nga shumë prej tubimeve të mëparshme. Deri tani marshimi ka qenë një prej formave kryesore të lëvizjes nëpër kryeqytet; në ditën e 101-të, protestuesit qëndruan për minuta të tëra në kryqëzime, duke e shndërruar trafikun e Tiranës në një pjesë të drejtpërdrejtë të presionit të protestës.

Edhe përballja me Policinë nuk e mbylli tubimin. Pas largimit nga Kuvendi, protesta vijoi drejt Kryeministrisë, më pas në bulevard dhe përpara Drejtorisë së Policisë, duke ndryshuar vazhdimisht pikën e grumbullimit.

Pas 101 ditësh, protesta që nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec dhe më pas mori karakter më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike, duket se po hyn në një fazë të re.

Dita e sotme dha sinjalin e parë të këtij ndryshimi: jo vetëm marshim nga një institucion te tjetri, por qëndrim dhe bllokim të akseve të kryeqytetit. Nëse kjo mënyrë proteste do të përsëritet edhe në ditët në vijim, vjeshta mund të shënojë një kapitull të ri dhe më të tensionuar të protestës qytetare. /Pamfletiprotesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit ndryshojnë sërish skenar, bllokojnë kryqëzimin te "Vasil Shanto" 8 Shtator 2026, 22:1322:13Aktualitet Mbyllet tubimi te Drejtoria e Policisë, protestuesit nisin marshimin 8 Shtator 2026, 21:5621:56Aktualitet Kaosi ajror në Britani prek qindra pasagjerë shqiptarë, anulime dhe vonesa në 7 fluturime 8 Shtator 2026, 21:4521:45Aktualitet Zhdukja misterioze e kinezes Yu Ting/ Pasaporta gjendet e copëtuar në 22 pjesë, pikëpyetje për lidhjet me Shqipërinë 8 Shtator 2026, 21:3621:36Aktualitet Protestuesit “rrethojnë” Drejtorinë e Policisë, ulen këmbëkryq në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin 8 Shtator 2026, 21:2221:22Aktualitet Vezë ndaj socialistëve/ Goditet makina e Briseida Çakërrit, Etjen Xhafaj kapet “në befasi” te dera e ministrisë (Foto/Video) 8 Shtator 2026, 21:1221:12Aktualitet