Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën muajin e kaluar është rritur në 4.561, sipas të dhënave më të fundit paraprake të publikuara nga kryetari i Parlamentit, Jorge Rodríguez.
Sipas autoriteteve, numri i të plagosurve mbetet 16.740, ndërsa 17.907 persona kanë mbetur të pastrehë për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Dy tërmetet e fuqishme goditën Venezuelën më 24 qershor, duke shkaktuar shembjen e qindra ndërtesave, dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe ndërprerje të shërbimeve bazë në disa rajone të vendit.
Ekipet e shpëtimit dhe autoritetet vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa mijëra familje po strehohen në qendra të përkohshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të ndryshojë, pasi kërkimet nën rrënoja dhe vlerësimi i dëmeve janë ende në vijim.
Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje për mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare për të përballuar pasojat e katastrofës dhe për të përshpejtuar procesin e rindërtimit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

