Lajme Zone
Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme, 32 mln njerëz të diagnostikuar
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme, 32 mln njerëz të diagnostikuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për ecurinë e luftës kundër HIV-it, hepatiteve virale dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, duke paralajmëruar se objektivi për eliminimin e tyre deri në vitin 2030 është në rrezik. Sipas raportit më të fundit, 32 milionë persona që jetojnë me HIV në botë marrin trajtim, ndërsa 9 milionë të tjerë ende nuk kanë akses në terapinë që u shpëton jetën.

Raporti evidenton se hepatitet virale vazhdojnë të shkaktojnë rreth 1.3 milionë vdekje çdo vit, ndërsa në disa vende po shënohet rritje e rasteve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. OBSH thekson se ulja e financimeve, pabarazitë në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor dhe emergjencat humanitare po ngadalësojnë përparimin e arritur në vitet e fundit.

Megjithëse që nga viti 2010 infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 42% dhe vdekjet e lidhura me AIDS-in me 57%, organizata vlerëson se këto rezultate nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye, OBSH u bën thirrje vendeve të investojnë më shumë në kujdesin shëndetësor parësor, të zgjerojnë testimin dhe trajtimin, si dhe të forcojnë shërbimet e integruara për të përmbushur objektivat globale deri në vitin 2030.