Pesë turistë suedezë, që rrezikuan të mbyteshin në det në Ksamil, janë shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se 5 turistët po udhëtonin me një pedalon dhe po kërkonin ndihmë, kur u konstatuan nga efektivët. Turistët u nxorën në mënyrë të sigurt në det dhe Policia njofton se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. LEXO EDHE:Aksident 'zinxhir' në Sarandë, përfshihen 6 automjete! Njoftimi i Policisë: Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare shpëton 5 turistë suedezë Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Ksamil u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve suedezë, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det. Gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me 5 shtetas të huaj në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku për mbytjen e tyre. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme, tërhequr pedalonin dhe e shoqëruar atë drejt bregut. Të 5 turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Pas shpëtimit, turistët suedezë falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare, veçanërisht gjatë sezonit turistik. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: policia kufitare turiste Vlore sarande Ksamil Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47.9% Jo 45.4% Nuk e di 6.8% Vota total: 443 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
