Rihanna mund të jetë gati të sjellë më në fund albumin e shumëpritur pas 10 viteve pushim pa një të tillë. "Ajo është në studio pikërisht tani," tha partneri i saj, A$AP Rocky në një intervistë. LEXO edhe...Rikthimi që askush s'e parashikoi! Rihanna 'rrëmben' vëmendjen në koncertin e Jay-Z, këndojnë hitin 'Run This Town' U zbuluan pak detaje rreth projektit, përveç mohimit se çifti do të bashkëpunonte në një album të dyfishtë. Megjithatë, në përgjigje të pyetjeve për albumin, ai shtoi: "ajo po punon." Këngëtarja dhe sipërmarrësja në industrinë e bukurisë nga Barbadosi, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, nuk ka publikuar një album të plotë që nga Anti i vitit 2016. "A je ti arsyeja pse nuk kemi një album?" e pyeti Jason Lee reperin, duke përmendur tre fëmijët që çifti ka së bashku dhe udhëtimet e shumta të Rihannës. Reperi e mohoi këtë, duke thënë se këngëtarja në fakt po punon për këngë të reja. "Po, e thashë, më fal zemër," vazhdoi ai, duke shtuar se "do të futem në telashe për këtë." Në shkurt të vitit të kaluar, Rihanna tha se ndihej "vërtet optimiste" për një album të ri. "Më duket sikur më në fund e kam gjetur formulën!", i tha ajo një gazetareje të Harper's Bazaar. Ajo shtoi gjithashtu: "Nuk mund të publikoj diçka mesatare. Keni pritur tetë vjet, mund të prisni edhe pak më shumë." Që nga albumi i saj i fundit, Rihanna ka publikuar disa këngë, përfshirë edhe ato të lidhura me projekte filmike, si Lift Me Up nga viti 2022 për filmin Black Panther: Ëakanda Forever. Ajo ka themeluar gjithashtu disa biznese, përfshirë linjën e saj shumë të njohur të kozmetikës Fenty Beauty dhe një kompani të të brendshmeve. Pasuria neto e 38-vjeçares është vlerësuar nga Forbes në mbi një miliard dollarë. Gjatë intervistës, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, refuzoi të sqaronte nëse ai dhe Rihanna ishin martuar duke u lënë hapësirë aludimeve që kanë qarkulluar deri më tani se ata janë kurorëzuar fshehurazi. P.J/ReportTv.al Rihanna asap rocky Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1687 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

