Drejtuesi i një Jet Ski në ‘Plazhin e Hidrovorit’ në Zvërnec është ndëshkuar me 300.000 lekë gjobë. Ai kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku lahen pushuesit duke cenuar sigurinë. Njoftimi i policisë: LEXO edhe...Sezoni turistik në Himarë, Lamallari inspekton masat e sigurisë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve! Hita prezanton risinë: Kontrolli kufitar për mjetet lundruese bëhet në det Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në vendin e quajtur "Plazhi i Hidrovorit", në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit A. V., u vendos masë administrative me vlerë 300.000 lekë të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit. P.J/E.H/ReportTv.al jet ski plazhi i hidrovorit zvernec Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1863 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
