Nata në Prishtinë kaloi ndryshe. Që pas mesnate, sheshi "Skënderbeu" nuk u boshatis asnjë moment. Rreth zjarrit u mblodhën burra e gra, djem e vajza, të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës, për të pritur bashkë mëngjesin e vendimit të Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Dikush i binte kitarës, tjetri çiftelisë të gjithë ia merrnin këngës. Herë dëgjohej "Mora fjalë", herë këngët patriotike kushtuar ish-drejtuesve të UÇK-së. Në kor këndohej: "T'fala Parisit e t'fala Brukselit, jem ushtar të Kadri Veselit...", ndërsa flamujt e UÇK-së shpaloseshin me krenari. LEXO EDHE:Haga për Veselin: Ishte figurë kyçe në qëllimin e përbashkët kriminal, mori pjesë dhe inkurajoi krimet Nuk munguan as kafeja e ngrohtë, as bisedat që zgjatën deri në agim. Disa u ulën pranë zjarrit, të tjerë qëndruan në këmbë për orë të tëra. Askush nuk kishte ardhur vetëm për të kaluar natën. Të gjithë prisnin të njëjtin moment: orën 10:00, kur nga Haga do të lexohet vendimi. Lajmi kryesor: LIVE TV- Vendimi për liderët e UÇK! Gjykata e Hagës rrëzon akuzat për krime kundër njerëzimit! Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: prishtine Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.5% Të gabuar 63.2% Nuk e di 6.3% Vota total: 1928 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
