Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rreth Shqipërisë me biçikleta, turistët përballen me sfida! Çifti australian nga Londra në Vlorë: Vendi na pëlqeu shumë


Shqipëria po kthehet në një destinacion për turistët që zgjedhin ta eksplorojnë me biçikleta. Në Vlorë takuam dy çifte, njërin nga Polonia dhe tjetrin nga Australia, të cilët kanë përfshirë qytetin bregdetar në itinerarin e tyre. Krahas përshtypjeve pozitive, ata përmendin edhe disa probleme, si trafiku dhe mungesa e aksesit me biçikletë në disa atraksione.

Jozef dhe Joana, nga Polonia, prej tre ditësh po qëndrojnë në Vlorë. Ata udhëtojnë me një kamper, ndërsa biçikletat i përdorin për të eksploruar zonat përreth. “Nuk kemi arritur të vizitojmë shumë vende në Vlorë. Shkuam në sitin arkeologjik të Orikut, por fatkeqësisht nuk mundëm të hynim me biçikleta. Për këtë arsye, do të kthehemi të marrim kamperin dhe do të provojmë ta vizitojmë sërish”, thotë turisti polak. Trafiku dhe mungesa e korsive për biçikleta mbeten ndër problemet më të mëdha. LEXO EDHE:Vlorë/ Dyshohet se u helmuan nga ushqimi 5 fëmijë të kopshtit Nr. 10 marrin mjekim në spital! Nisin hetimet (VIDEO) “Ka mjaft trafik, por shohim se po përpiqen të krijojnë kushte më të mira për çiklistët. Këtu na pëlqejnë njerëzit, janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Edhe ushqimi është shumë i mire”, shprehet turistja polake. Një udhëtim shumë më të gjatë kanë bërë Niku dhe Tamara, çifti nga Australia. Prej afro tre muajsh ata po përshkojnë me biçikleta disa vende europiane. Udhëtimin e nisën nga Londra, kaluan nëpër Amsterdam, Alpe dhe Ballkan, për të mbërritur më pas në Shqipëri. Por rrugëtimi ka pasur edhe vështirësi. “Gjatë udhëtimit kemi pasur probleme teknike. Na janë thyer disa herë telat e rrotave të biçikletave, ndaj në Vlorë blemë pjesë rezervë për të qenë të përgatitur për vazhdimin e rrugës”, thotë turisti Australian. “Kemi kaluar në zona malore, siç është Thethi, dhe gjatë udhëtimit kishim ditë me shi, por gjithsesi Shqipëria na ka pëlqyer shumë”, shprehet turistja australiane Turistët që zgjedhin biçikletën për të eksploruar Shqipërinë vlerësojnë natyrën, mikpritjen dhe historinë, por thonë se duhen më shumë rrugë të përshtatshme për çiklistët dhe akses më i mirë me biçikletë në atraksionet turistike. SI.E. E.H Shqiptarja.com TAG: shqiperia turistike Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 19.1% Asnjërin 31.7% Vota total: 1559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?