Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëshqitje masive të dheut mes Nepalit dhe Tibetit! Të paktën 95 të vdekur dhe qindra të zhdukur, mes tyre 466 turistë të huaj! Shkak dyshohet shembja e një akullnaje (VIDEO)


Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes masive të dheut që shkaktoi daljen nga shtrati të lumit Bhote Koshi, në kufirin mes Nepalit dhe rajonit autonom të Tibetit në Kinë. Mes të zhdukurve janë 466 turistë të huaj, ndërsa kjo konsiderohet fatkeqësia më e rëndë që ka goditur Nepalin që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2015, ku humbën jetën afro 9 mijë persona. Nga ana kineze, autoritetet raportojnë tre viktima dhe 265 të zhdukur. Dyshohet se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 4.4, i regjistruar në Tibet në orën 08:37 sipas kohës lokale, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash. Masivi i dheut goditi qarkun Gyirong, në kufi me Nepalin, një nga korridoret kryesore të komunikimit mes dy vendeve. Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi mobilizimin maksimal të forcave të shpëtimit për t'u ardhur në ndihmë të prekurve, ndërsa kryeministri i Nepalit u bëri thirrje qytetarëve "të qëndrojnë të bashkuar". Megjithatë, moti i keq dhe ndërprerja e komunikimeve po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e kërkim-shpëtimit. Tre helikopterë që transportonin ndihma humanitare drejt distriktit Rasuwa u detyruan të ktheheshin për shkak të kushteve atmosferike. LEXO EDHE:Rrëshqitja masive e dheut në Nepal, fshati zhduket brenda pak sekondash! Pamjet tregojnë momentin kur masa e dheut merr përpara gjithçka (VIDEO) Sipas gazetës The Kathmandu Post, deri tani janë kryer 35 fluturime me helikopterë, 29 civilë dhe gjashtë ushtarakë, nga aeroporti ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu drejt zonave të përmbytura. Falë këtyre operacioneve janë shpëtuar 114 persona nga zona e lumit Bhote Koshi. Fshatra të tëra u zhdukën Në Nepal, zonat më të goditura janë Syapru Besi dhe Timure. Drejtori administrativ i distriktit malor Rasuwa deklaroi për Reuters se "fshatra të tëra, ura dhe infrastrukturë janë zhdukur". Edhe autoritetet në distriktin Nuwakot thanë se dhjetëra ura betoni janë shkatërruar nga përmbytjet, duke theksuar se "nuk është parë kurrë një shkatërrim i këtyre përmasave". Për shkak të rrezikut nga përmbytjet, shtetet indiane Bihar dhe Uttar Pradesh janë vendosur në gjendje gatishmërie të lartë. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve që jetojnë në zonat me lartësi të ulët përgjatë lumit Gandak. Dyshimet: U shemb një akullnajë Sipas profesorit Dan Shugar të Universitetit të Calgary-t në Kanada, katastrofa mund të jetë shkaktuar nga shembja e një akullnaje në lartësi të mëdha, e dobësuar nga shkrirja e shpejtë e borës. "Ka një akullnajë që rrëshqet nga një shkëmb në rreth 5.200 metra lartësi. Ajo u shkëput dhe ra vertikalisht për më shumë se një kilometër deri në fund të luginës", tha ai për New Scientist. Shugari shtoi se krahasimi i imazheve satelitore të 24 orëve të fundit tregon humbje të konsiderueshme të borës në akullnajat përreth. Sipas tij, shkrirja e borës dhe akullit mund të ketë futur sasi të mëdha uji në bazën e akullnajës, duke e bërë atë të rrëshqasë dhe të shembet. 579 persona të zhdukur, mes tyre 466 turistë të huaj Sipas mediave lokale, që citojnë Nepal Tourism Board, rezultojnë të zhdukur 579 persona, prej të cilëve 466 janë shtetas të huaj nga 28 vende të botës. Mes tyre janë 133 indianë, 47 amerikanë, 34 australianë, 33 britanikë, 24 kanadezë, 19 malajzianë, shtatë ukrainas, gjashtë singaporianë dhe gjashtë afrikano-jugorë. Në listë përfshihen gjithashtu japonezë, neozelandezë, gjermanë, francezë, irlandezë, holandezë, rusë, spanjollë, si edhe shtetas nga Bjellorusia, Finlanda, Hungaria, Izraeli, Lituania, Portugalia dhe Filipinet. Burime nga Koreja e Jugut bëjnë të ditur se të paktën tetë shtetas koreano-jugorë, që punonin në një hidrocentral, rezultojnë të zhdukur, ndërsa edhe dhjetë të tjerë nuk janë arritur të kontaktohen. Qeveria e Nepalit njoftoi se mes personave të zhdukur ndodhen edhe 85 efektivë të ushtrisë dhe policisë. Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi deklaroi se India është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën humanitare të nevojshme për Nepalin, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se është aktivizuar sistemi Copernicus për të hartëzuar zonat e goditura dhe për të mbështetur operacionet e shpëtimit, duke shtuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë ndihmë shtesë. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:28 Rrëshqitja masive e dheut në Nepal, fshati zhduket brenda pak sekondash! Pamjet tregojnë momentin kur masa e dheut merr përpara gjithçka (VIDEO) Pamjet që vijnë nga kufiri mes Nepalit dhe Tibetit që u godit sot nga një katastrofë natyrore janë tronditëse. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një masë e madhe dheu shkëputet nga mali dhe brenda pak sekondash përpin banesat në fshatin pranë pikës kufitare të Gyirong, pa u lënë banorëve as edhe një sekondë për të reaguar.Sipas mediave ndërkombëtare, rrëshqitja e dheut ndodhi në anën nepaleze të pikës kufitare të Gyirong dhe shkaktoi viktima dhe persona të zhdukur. Pas ngjarjes, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi mobilizimin e të gjitha burimeve për operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimin e banorëve dhe ndihmën për të plagosurit. U.D/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: permbytje tibet Nepal Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2440 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?