Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëshqitje masive e dheut mes Nepalit dhe Tibetit! Të paktën 95 të vdekur dhe qindra të zhdukur, mes tyre 341 turistë të huaj (VIDEO)


Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën, 93 të tjerë janë plagosur dhe qindra rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje masive dheu që shkaktoi përmbytje të menjëhershme në lumin Bhote Koshi, në kufirin mes Nepalit dhe rajonit autonom të Tibetit në Kinë. Sipas autoriteteve, mes të zhdukurve janë edhe 341 turistë të huaj, ndërsa kjo konsiderohet katastrofa më e rëndë që ka goditur Nepalin që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2015, ku humbën jetën rreth 9 mijë persona. Autoritetet dyshojnë se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 4.4, që u regjistrua në Tibet në orën 08:37 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash. Më pas masa e dheut goditi qarkun Gyirong, pranë kufirit mes Kinës dhe Nepalit, një nga rrugët kryesore të lidhjes mes dy vendeve. LEXO EDHE:Rrëshqitja masive e dheut në Nepal, fshati zhduket brenda pak sekondash! Pamjet tregojnë momentin kur masa e dheut merr përpara gjithçka (VIDEO) Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar mobilizimin maksimal të strukturave të emergjencës për t'u ardhur në ndihmë të prekurve. Megjithatë, kushtet e këqija atmosferike dhe ndërprerja e komunikimeve po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Tre helikopterë që transportonin ndihma humanitare drejt zonës së Rasuwa-s u detyruan të ktheheshin për shkak të motit. Sipas gazetës The Kathmandu Post, deri tani janë kryer 35 fluturime me helikopterë drejt zonave të prekura, 29 me mjete private dhe gjashtë ushtarake. Shumica e tyre kanë transportuar të plagosur drejt kryeqytetit Kathmandu. Fshatra dhe ura të shkatërruaraNë Nepal, zonat më të goditura janë Syapru Besi dhe Timure. Drejtori administrativ i distriktit malor të Rasuwa deklaroi për Reuters se "fshatra të tëra, ura dhe infrastrukturë janë zhdukur". Ndërsa një zyrtar i distriktit Nuwakot tha se dhjetëra ura betoni janë shkatërruar dhe se "nuk janë parë kurrë dëme të kësaj përmase". Qindra të zhdukurMediat lokale, duke cituar Bordin e Turizmit të Nepalit, raportojnë se aktualisht rezultojnë të zhdukur 384 persona, mes tyre 91 nepalezë dhe 291 turistë të huaj. Sipas të dhënave paraprake, të huajt e zhdukur përfshijnë 105 shtetas indianë, 12 britanikë, katër afrikanojugorë, 17 malajzianë, tre amerikanë, një australian dhe një holandez. Për pjesën tjetër nuk është bërë ende publike shtetësia. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se të paktën tetë shtetas koreanojugorë që punonin në një hidrocentral rezultojnë të zhdukur, ndërsa dhjetë të tjerë nuk janë kontaktuar ende. Ministria e Jashtme italiane njoftoi se në të gjithë Nepalin dhe rajonin tibetian janë të regjistruar 90 shtetas italianë. Dy prej tyre ndodhen të bllokuar, por janë në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me guidën e tyre në një zonë mbi vendin ku ndodhi rrëshqitja e dheut. Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi shprehu mbështetjen për Nepalin, duke deklaruar se India është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën humanitare të nevojshme dhe se ekipet indiane po koordinojnë ngushtë operacionet e shpëtimit me autoritetet nepaleze. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:28 Rrëshqitja masive e dheut në Nepal, fshati zhduket brenda pak sekondash! Pamjet tregojnë momentin kur masa e dheut merr përpara gjithçka (VIDEO) Pamjet që vijnë nga kufiri mes Nepalit dhe Tibetit që u godit sot nga një katastrofë natyrore janë tronditëse. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një masë e madhe dheu shkëputet nga mali dhe brenda pak sekondash përpin banesat në fshatin pranë pikës kufitare të Gyirong, pa u lënë banorëve as edhe një sekondë për të reaguar.Sipas mediave ndërkombëtare, rrëshqitja e dheut ndodhi në anën nepaleze të pikës kufitare të Gyirong dhe shkaktoi viktima dhe persona të zhdukur. Pas ngjarjes, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi mobilizimin e të gjitha burimeve për operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimin e banorëve dhe ndihmën për të plagosurit. U.D/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: permbytje tibet Nepal Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?