Trupi e pajetë i të riut Eglant Koci, u gjet në një humnerë në një zonë të thellë ne kufi mes Tiranës dhe Elbasanit, më 18 qershor. Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron Enea Zyferin Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Enea Zyferin, 25-vjeçarin e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit në dosjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Koçit, ngjarje e ndodhur në qershor të këtij viti.
Me vendimin e saj, Apeli ka zëvendësuar masën e sigurisë "arrest në burg" me atë të "arrestit në shtëpi", duke lehtësuar kështu masën kufizuese ndaj Zyferit.
25-vjeçari vijon të jetë nën hetim për dyshimet që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit në këtë ngjarje të rëndë.
Zyferi punonte si kamarier në lokalin e Shakajt dhe ka deklaruar se ditën e ngjarjes e ka parë Eglantin të hyjë në lokal, por jo të dalë prej tij.
Përveç kësaj, pamjet filmike të siguruara nga grupi hetimor tregojnë se në të njëjtën ditë, Armand Shakaj shihet teksa fut në automjetin e tij një qese të zezë, ku dyshohet se mund të jetë trupi i pajetë i Eglant Koçit.
Ndërkohë prej 4 qershorit, Armand Shakaj i dyshuar kryesor, vijon të jetë në kërkim policor, i dyshuar për rrëmbimin, vrasjen e më tej fshehjen e turpit të 34-vjeçarit Eglant Koci, ngjarje e ndodhur në Tiranë. Megjithatë, në zyrën e tij mbi lokalin që kishte në pronësi, pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, policia gjeti prova që po çojnë drejt motiveve të vrasjes. Në kompjuterët e sekuestruar në biznesin e Armand Shakajt, hetuesit kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e Eglant Koçit ka ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet. Trupi e pajetë i të riut Eglant Koci, u gjet në një humnerë në një zonë të thellë ne kufi mes Tiranës dhe Elbasanit, më 18 qershor. Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e një kamerieri në lokalin e Armand Shakajt, i cili e pa shefin e tij të dalë nga zyra me qese të zeza, ku mendohet se kishte future trupin e copëtuar të të riut, pasi e kishte vrarë në zyrën e tij. Pitsa e vrasjes së Koçit Armand Shakaj Sipas burimeve policore 34-vjeçari Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a. Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro, ndërsa transaksioni i fundit që ishte kryer ka qenë 160 mijë euro.
Lidhur me skenën e ngjarjes së rëndë, policia bën me dije se ka gjetur dhe kontrolluar ambientin ku është futur Eglant Koçi. Gjurmët e fundit të tij kanë qenë në lokalin e 41-vjeçarit Armand Shakaj. Prej aty më pas ka dalë Armand Shakaj, moment kur dyshohet ta ketë marrë me vete me automjet 34-vjeçarin. Me gjithë kontrollet e imtësishme, policia thotë se nuk ia ka dalë të gjejë të riun e rrëmbyer as në këtë ambient ku dyshohej se mbahej peng, por as në ambiente të tjera.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar. Provat e zbuluara në të e kanë klasifikuar ngjarjen si kriminale.rrëmbimi dhe vrasja e eglant koçit apeli liron enea zyferin Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Akuzohet për 50 grabitje me vlerë mbi 1 milion euro, kreu i bandës 'Nikla', Edison Pula përballet me drejtësinë franceze 18 Nëntor 2026, 08:0608:06Kronike U përplas nga një makinë dje në Elbasan, ndërron jetë në spital i moshuari 17 Nëntor 2026, 21:1021:10Kronike Zbulohet fotoja e Ervis Çelës, 'Eskobarit' shqiptar që çoi në Europë tonelata me kokainë; Eurot i groposi tek ullinjtë 17 Nëntor 2026, 20:4920:49Kronike Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet efektivi i policisë në Kavajë 17 Nëntor 2026, 20:2220:22Kronike Aksidenti tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Vlorës, arrestohet në spital shoferi i skrepit 17 Nëntor 2026, 16:0316:03Kronike E rëndë në Itali/ Shoferja futet me makinë në kantier, përplas për vdekje punëtorin shqiptar 17 Nëntor 2026, 15:3315:33Kronike

