Lajme Zone
Rregullorja e re e GJKKO/ Kikia: Absurde të diskutosh në 2026-ën nëse media duhet t’i ndjekë gjyqet apo jo! Karanxha: Privimi i avokatit nga mbajtja e telefonit, është në dëm të mbrojtjes!
PolitikëReport TV

Rregullorja e re e GJKKO/ Kikia: Absurde të diskutosh në 2026-ën nëse media duhet t’i ndjekë gjyqet apo jo! Karanxha: Privimi i avokatit nga mbajtja e telefonit, është në dëm të mbrojtjes!

Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv startoi sot sezonin e ri, nën moderimin e gazetarit Denis Minga, ku u prekën një sërë çështjesh me rëndësi për opinionin publik, mes të cilave edhe Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron lirinë e medias gjatë seancave gjyqësore. I ftuar në studio, gazetari Mentor Kikia tha se është absurde të diskutohet sot, në vitin 2026, nëse media duhet t’i ndjekë seancat

Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv startoi sot sezonin e ri, nën moderimin e gazetarit Denis Minga, ku u prekën një sërë çështjesh me rëndësi për opinionin publik, mes të cilave edhe Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron lirinë e medias gjatë seancave gjyqësore. I ftuar në studio, gazetari Mentor Kikia tha se është absurde të diskutohet sot, në vitin 2026, nëse media duhet t’i ndjekë seancat gjyqësore ose jo. LEXO edhe...Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë Kjo pasi sipas tij, çështjet që trajtohen në Gjykatën e Posaçme janë çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, sepse bëhet fjalë për njerëz që lidhen me funskione të larta shtetërore dhe që akuzohen për fondet e publikut. Prandaj sipas tij, është e domosdoshme që media të jetë prezente gjatë këtyre seancave gjyqësore, që publiku të jetë i informuar mbi zhvillimet që ndodhin brenda sallës së gjyqit. “Në Gjykatën e Tiranës, ajo që quhet gjykata civile, gjyqet ndaj ish-nomeklaturës së lartë komuniste të diktaturës, ku gjykohej Ramiz Alia, Hekuran Isai, etj, në atë sallën, në ato kushtet modeste që kishte gjykata në ato kohë, i ndiqnim krejt normalisht. Të diskutosh në 2026-ën nëse do të duhet media t’i ndjekë apo jo seancat gjyqësore, më duket absurditet, pasi veçanërisht çështjet që kanë të bëjnë me objektet që ka në gjykim GJKKO-ja, janë çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, sepse bëhet fjalë për njerëz që lidhen me funksione të larta shtetërore dhe që akuzohen për akuza që kanë të bëjnë me fondet e publikut. Dhe për këtë qytetarët janë sy e vesh për të dëgjuar se çfarë po ndodh. Janë çështje mbi të cilat ngrihet e gjithë narrativa publike sot dhe kur vjen puna që këta njerëz të dalin në gjyq, do të duhet që gazetarët të mos i ndjekin. Ka çështje të caktuara që gjykatësi vendos që të bëhen pa praninë e medias, por nuk e cënon të drejtën e medias për të informuar”, tha mes të tjerash gazetari Mentor Kikia. Nga ana tjetër, ish-prokurori Ervin Karanxha ka ripërsëritur gjatë fjalës së tij në studio se Rregullorja e re e GJKKO-së cënon edhe punën e avokatëve. Karanxha tha se ndalimi i mbajtjes së telefonit për avokatin gjatë seancës gjyqësore, është në thelb goditje ndaj mbrojtjes. Më tej, me ironi Karanxha tha se avokati nuk do ta përdorë telefonin për të goditur të pandehurin. “Dhoma Kombëtare e Avokatëve ka pasur edhe pretendime dhe janë pretendime të sakta. Avokati privohet të mbajë telefonin tani. Çfarë do bëj avokati me telefonin? Me telefon t’i s’mund ta godasësh të dënuarin. Se ti je në anën e të dënuarit tani. Telefoni është mjet komunikimi, është në funksion të mbrojtjes. Ti aty shikon një ligj, një ndryshim, aq më tepër kur aty shumica janë për shpërdorim detyre”, tha ish-prokurori Ervin Karanxha. R.Xh/E.H/ReportTv.al repolitix Ervin Karanxha mentor kikia GJKKO rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 71.4% Të gabuar 26.5% Nuk e di 2% Vota total: 49 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?