Lajme Zone
Rregullorja e re e GJKKO/ Dhoma e Avokatisë vendos bojkot pa afat të seancave gjyqësore
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja e re e GJKKO/ Dhoma e Avokatisë vendos bojkot pa afat të seancave gjyqësore

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO, duke kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme. Përveç kufizimeve ndaj mediave, nuk lejon as përdorimin e celularëve nga mbrojtësit gjatë gjyqeve. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. "Për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore", tha Këshilli i Dhomës

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO, duke kundërshtuar rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme. Përveç kufizimeve ndaj mediave, nuk lejon as përdorimin e celularëve nga mbrojtësit gjatë gjyqeve. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. "Për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore", tha Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Sipas avokatëve, moslejimi i celularëve në seanca prek drejtpërdrejt ushtrimin e profesionit të tyre, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë.

“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm