Lajme Zone
Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

Avokati Plarent Ndreca vëren se rregullorja e re po përdoret si instrument për të kapërcyer të drejtat dhe liritë e palëve të interesuara për të ndjekur seancat, qoftë avokati, media apo publiku. Për të është shqetësues mohimi i seancave publike nga GJKKO, kundër parimit kushtetues.

Rregullorja e re e GJKKO-së që paraqet një sërë kufizimesh për mediat dhe avokatët duke penguar ushtrimin e profesionit të secilës palë brenda sallës së gjyqit, është ndërhyrje e hapur e gjykatës te roli i gjyqtarit, thotë avokati Plarent Ndreca për Report Tv. Në sallën e gjyqit është vetëm gjyqtari ai që menaxhon marrëdhënien me këto palë, shton Ndreca. Në çdo rast, vëren ai, rregullorja bën inkompetente GJKKO-në, por edhe cenon të drejtat e medias dhe avokatit. “Kjo është ndërhyrje e hapur e funksionit administrativ të gjykatës te funksioni i dhënies drejtësi. Marrëdhënia që ka gjyqtari në seancë gjyqësore me mediat është marrëdhënie që rregullohet vetëm me Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutën. Askush s’mund të ndërhyjë veç gjyqtarit të çështjes, trupës gjyqësore, as vetë institucioni i gjykatës s’mund të ndërhyjë dhe t’i tregojë si duhet ta menaxhojë. Është zot vetëm gjyqtari. Është ndërhyrje e pastër në funksionimin e lirë dhe të pavarur të avokatit duke i vendosur policin te dera apo ndërhyrja më e rëndë që i është bërë medias për të mos përdorur mjetet e punës ndërkohë që media ka rol publik në përçimin e informacionit. Kjo rregullore ka disa aspekte që e bëjnë inkompetent organin që e ka nxjerrë, por edhe sikur të ishtë kompetente, cenon të drejtat”, tha Ndreca. LEXO EDHE:Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi Kriteri i sigurisë në gjykata nuk është i parëndësishëm, por kurrsesi s’mund të përdoret për kufizim të lirive dhe të drejtave, vijon avokati. Siguria mund të vendoset pa kapërcyer në shkelje të të drejtave dhe duke lënë hapësirat e nevojshme për aksesin në drejtësi. “Siguria në gjykata nuk vihet në diskutim që çdo institucion duhet të marrë masa për të siguruar personat, por pa cenuar lirinë dhe të drejtat. Liritë dhe të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë mund të kufizohen vetëm me ligj dhe kur ka interes publik. Kjo është rregullore që s’e ka aftësinë juridike të cenojë të drejtat e vendosura nga Kushtetuta. Kjo rregullore e sheh sigurinë si instrument për të kapërcyer të drejtat themelore. Ti mund të vendosësh elementë sigurie pa cenuar të drejtën e mediave për të filmuar seancën. Mund të marrësh masa sigurie pa cenuar qytetarët të hyjnë në gjykatë. Media ka rol të trefishtë, përçues, vë kontrollin demokratik të gjykimit dhe drejtësisë dhe e treta, jep opinionet dhe gjykimet e veta mbi çfarë ndodh dhe si bëhet drejtësia”, tha avokati. Ndreca shpreh shqetësim për mohimin e seancave publike nga GJKKO. “Është shumë shqetësuese. Parimi kushtetues që seanca është publike, është parimi që seanca jetëzohet nga mediat”, u shpreh ai. Një ditë më parë, avokati Ndreca i drejtoi një memorandum Dhomës së Avokatisë ku i kërkoi të shprehte qëndrim publik për antikushtetueshmërinë e rregullores, t’i kërkonte Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe GJKKO ndryshim të menjëhershëm të dispozitave, të ushtronte të drejtën e ngritjes së padisë administrative nëse nuk ka reagim dhe një tavolinë të përbashkët me KLGJ, Gjykatën e Lartë dhe mediat. “Ka një ngërç dhe duket sikur GJKKO do të bëjë gjyqe të mbyllura kur Kushtetuta imponon tjetër qëndrim”, përmbylli Ndreca. P.J/Shqiptarja.com TAG: rregullorja e GJKKO Plarent Ndreca Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1612 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?