Lajme Zone
Ron Yeffet, licencë të pakufizuar ajrore: monopol transportesh e shërbimesh strategjike për izraelitin kontravers
PolitikëPamfleti

Ron Yeffet, licencë të pakufizuar ajrore: monopol transportesh e shërbimesh strategjike për izraelitin kontravers

Për të maskuar aktivitetin e tij të paligjshëm, miku izraelit i Edi Ramës ka krijuar disa kompani biznesi dhe është futur në ortakëri me kapitale minimale, konkretisht "Uno-18", "Timak Defence", "Timac-Turke", "Advanced Arms Technology", "1820 Albania", "1820 Black Oil" etj.

Ron Yeffet / Më 18 qershor 2026, izraeliti i Edi Ramës krijoi 'Timak Aviation' me kapital 100 mijë lekë – licencë për të gjitha llojet e fluturimeve: private, VIP, charter, emergjenca, kërkim-shpëtim, inspektime, hartografi e shuarje zjarresh. Licenca u dha si 'SHPK' nga QKB, duke anashkaluar filtrat e sigurisë kombëtare që kërkojnë 'SH.A' dhe mbikëqyrjen e 6 ministrive. Ai është 50% ortak me Arjeta Pucajn nga Turqia, futur në lojë nga Sinan Idrizi... Prej 6 vitesh i sjellë në Shqipëri dhe i favorizuar ekonomikisht nga kryeministri Edi Rama, mafiozi izraelit Ron Yeffet ka uzurpuar sektorët strategjikë me licenca e koncesione në naftë dhe industrinë e armëve, municioneve e mjeteve luftarake, dhe po merr miliona euro tenderë.

Për të maskuar aktivitetin e tij të paligjshëm, miku izraelit i Edi Ramës ka krijuar disa kompani biznesi dhe është futur në ortakëri me kapitale minimale, konkretisht "Uno-18", "Timak Defence", "Timac-Turke", "Advanced Arms Technology", "1820 Albania", "1820 Black Oil" etj.

Kompania e radhës e Ron Yeffet është "Timak Aviation", e krijuar më 18 qershor 2026 me kapital 100 mijë lekë dhe aktivitet në fushën e aviacionit civil, transportit ajror të njerëzve, shërbimeve ajrore dhe shërbimeve mbështetëse të lidhura me to brenda e jashtë Shqipërisë.

Po kështu, është licencuar për transport ajror të mallrave, shërbime postare dhe çdo lloj ngarkesash me avionë, helikopterë, private jets, business jets, charter jets e çdo mjet tjetër ajror, në pronësi, të marrë me qira, leasing e charter, në administrim apo nëpërmjet operatorëve të tretë.

Në licencën e kompanisë "Timak Aviation", izraelitit Ron Yeffet i lejohet të ndërmjetësojë dhe ofrojë fluturime private, charter, air taxi, fluturime VIP, executive, corporate, turistike, panoramike, rekreative, emergjence, mjekësore, humanitare, kërkim-shpëtimi, si dhe fluturime të personalizuara për individë e subjekte private dhe institucione publike.

Lejohet të kryejë inspektime, survejime, patrullime, fotografime e filmime ajrore, rilevime e hartografi tokësore, monitorim të infrastrukturës, linjave energjetike, bujqësore, pyjore, bregdetare, mjedisore, shërbime ajrore për shuarje zjarresh, emergjenca civile, spërkatje, dezinfektim, dezinsektim dhe veprimtari të tjera të ngjashme etj., etj.

Kjo licencë e pakufizuar për shërbime ajrore krijon indicie se, me kompaninë "Timak Aviation", kryeministri Edi Rama i ka krijuar mikut mafioz izraelit Ron Yeffet zonë të lirë në shërbime ajrore për transport njerëzish, ekipesh zyrtare, mallrash, poste, filmime e hartografi të territorit, shërbime emergjencash civile, mjekësore e shuarje zjarresh. Këtë kompani shërbimesh ajrore të krijuar 1 muaj më parë, Ron Yeffet e ka në ortakëri 50% me Arjeta Pucajn nga Dibra, që jeton në Turqi; të cilën kryeministri Edi Rama e ka futur në lojë nëpërmjet Sinan Idrizit, për të maskuar aktivitetet monopol që i ka dhënë mikut izraelit.

Sipas ligjit, licencat për kompani ajrore përfshihen në shërbimet strategjike të sigurisë kombëtare dhe duhet të jepen vetëm me vendim qeverie si "SH.A" në ortakëri me shtetin.

Ato duhet të pajisen me garanci dhe mbikëqyrje nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe "Albcontrol".

Ndërsa izraelitit i është dhënë si licencë e thjeshtë "SHPK" vetëm nga Qendra Kombëtare e Biznesit, me qëllim që aktiviteti i tij të mos kalojë në filtrat e agjencive të sigurisë kombëtare.

Fakti që prej 9 muajsh nga mbyllja e aktivitetit të "Air Albania", qeveria shqiptare nuk po e kalon në falimentim; që ortakët Sinan Idrizi dhe "Turkish Airlines" janë tërhequr nga shitja e aksioneve dhe kalimi i 10% aksioneve të shtetit në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, krijojnë dyshime se Edi Rama ka futur në lojë izraelitin Ron Yeffet me kompaninë "Timak Aviation", për të krijuar një monopol transportesh e shërbimesh shtetërore ajrore./Pamfletiron yeffet licencë e pakufizuar ajrore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Alarmi për kamerat inteligjente: Si Rusia spiunon vendet e NATO dhe eksperimenti i Ramës me "Smart City"! 19 Korrik 2026, 15:0015:00Dosja e zezë Zbardhet pasuria e familjes Berisha: Argita zbraz llogaritë bankare nga frika e SPAK, Shkëlzeni jep miliona borxh! 18 Korrik 2026, 15:4815:48Dosja e zezë Të rinjtë dhe diaspora shqiptare, në këmbë kundër oligarkisë! 18 Korrik 2026, 14:4114:41Dosja e zezë Nga Kadastra e Goxhobellit, te shëndetësia e Evis Salës dhe arsimi i Kumbaros, lista e zezë ku gëlojnë aferat 17 Korrik 2026, 16:2516:25Dosja e zezë Komisioni Evropian fs qeverinë: Korrupsioni 'bën ligjin', shqetësim presionet ndaj SPAK dhe pazaret me tenderët 17 Korrik 2026, 15:4315:43Dosja e zezë Smart City: projekti që qeveria e prezanton si shpëtim, por nuk flet për koston dhe rreziqet! 16 Korrik 2026, 16:1916:19Dosja e zezë