Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Roland Lami analizon debatin Rama-Veliaj: Një përplasje me dimension politik!


Analisti Roland Lami, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Analisti Roland Lami, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Lamit, posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund të shërbejë si një trampolinë politike drejt drejtimit të Partisë Socialiste, çka e bën këtë pozicion me rëndësi të veçantë në raport me rivalitetet brenda partisë.

Analisti e interpretoi përplasjen Rama-Veliaj si një tjetër shembull të mënyrës se si, sipas tij, drejtuesit me prirje autokratike përballen me rivalët e mundshëm politikë. “Nëse je kryetar bashkie rriten shumë gjasa që të marrësh drejtimin e partisë nesër. Ne po flasim për numrin 2 të PS. Pra përplasja me Veliajn Rama mendoj që na konsolidon sjelljen e autokratëve tonë në mënyrën se si kanë ecur me rivalët e tyre. Dhe Rama këtë gjë na konfirmoi, që unë si paraardhësit e mi, jam gati të vras krijesën time sa të bie viktimë e fëmijës tim. Këtë gjë na e konfirmoi edhe ky sherr…Atë gjë që bëri Zogu e bëri Saliu e bëri edhe Rama. Format për të eliminuar rivalin janë nga më të ndryshmet. Gjasat janë që me zotin Veliaj mund të ketë ndodhur kjo gjë”, tha ai.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetEmisioneReal Story Roland Lami