Lajme Zone
Rinovime dhe afrime të bujshme, Luftëtari nis përgatitjet për sezonin e ri! Trajneri Novi për 'Report TV': Rikthehemi në Kategorinë e Parë
SportReport TV

Rinovime dhe afrime të bujshme, Luftëtari nis përgatitjet për sezonin e ri! Trajneri Novi për 'Report TV': Rikthehemi në Kategorinë e Parë

Bluzinjtë kërkon doemos rikthimin në Kategorinë e Parë, teksa për Report TV trajneri Neritan Novi, por edhe disa prej futbollistëve premtojnë se objektivi do arrihet.

Luftëtari ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me shumë optimizëm dhe pritshmëri. Klubi bluzi synon të rikthehet në Kategorinë e Parë pas rënies në të dytën në sezonin e fundit, ndërsa për këtë ka lëvizur shumë në merkato. Afrimet më të bujshme janë braziliani Souza de Olivera Odaildo i cili vjen nga Pogradeci si dhe portieri Saugli Almuçaj i afruar nga Lushnja. Të afruar të tjerë janë Elidon Dulaj nga Shiroka si dhe Xhiljardino Avduli nga Butrinti. “Jam këtu për të përmbushur misionin që të rikthehemi në kategorinë e parë. Do të bëj më të mirën time për të ndihmuar ekipin,”-tha Amos Beji, futbollist i Luftëtarit. LEXO edhe...Inspektorët me kamera në trup, brenda 9 muajve çdo kontroll në terren do të regjistrohet, Dash Sula: Minimizohen abuzimet dhe favorizimet “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Po njoh djem të rinj të cilët duket familjarë dhe mikëprits. Si qyteti ashtu edhe ekipi. Shpresoj shumë që sezonin e ardhshëm të ngjitemi në kategori,”-u shpreh një nga afrimet e reja të Luftëtarit. Edhe pse zbriti në Kategorinë e Dytë Luftëtari i ka besuar pjesës më të madhe të futbollistëve nga sezoni i kaluar. Report TV mëson se 60-70% e organikës është mbajtur, teksa sëfundmi kanë rinovuar Zani, Diamanti Ziaj, Ramadani, Culli, Beji dhe Tirso. “Këta lojtarë që në kemi mbajtur dhe kemi sjellë na sigurojnë ne 100% që patjetër do të ngjitemi një kategori më lart,”-deklaroi Neritan Novi, trajner i Luftëtarit. Klubi i AF Luftëtarit mbështet 100% nga Bashkia e Gjirokastrës, që kërkon me doemos të rikthejë ekipin e futbollit në Kategorinë e Parë. Deri në nisje të sezonit priten të tjera përforcime në merkato. Ne.k./ReportTv.al neritan novi Gjirokaster luftetari Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 28.4% Nuk e di 8% Vota total: 4891 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?