Lajme Zone
Rinis seanca për Ergys Agasin në GJKKO/ Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rinis seanca për Ergys Agasin në GJKKO/ Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

Ka rinisur seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Ergys Agasin, i cili ndodhet përballë gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur më herët në mungesë.

Ka rinisur seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Ergys Agasin, i cili ndodhet përballë gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur më herët në mungesë. Në GJKKO ka mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia. Mbrojtja kishte kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke bërë që seanca të ndërpritej përkohësisht.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se seanca po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet dalja e avokatit për të mësuar detaje. Seanca ka rifilluar në orën 12:00. Ergys Agasi u arrestua para dy ditësh në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në arrati. Ai u transferua më pas në Bllokun e Sigurisë, ku qëndroi deri në daljen e sotme para GJKKO-së.

Ndaj Agasit, masa “arrest në burg” ishte vendosur në mungesë më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Më herët, avokati Maks Haxhia kishte deklaruar se mbrojtja kërkonte të njihej me dosjen, duke argumentuar se pa aktet nuk mund të paraqiste pretendimet e saj.

Sipas Haxhias, Agasi pretendon se nuk ka prekur financat publike dhe nuk ka pasur funksione që lidhen me menaxhimin e tyre apo me tenderat. Top Channel