Rama-Berisha, dyshja që mban peng vendin Protesta e së shtunës, e kthyer tashmë në një tubim kombëtar, u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe incidente mes protestuesve e mbështetësve të Partisë Demokratike. Ndërsa të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës dhe kundërshtojnë politikën e vjetër, PD këmbëngul të përfshihet në lëvizje. Thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” dhe mesazhi i një studenti për demokratët treguan ndarjen mes protestuesve dhe drejtuesve të opozitës. Të rinjtë janë ngritur sërish në këmbë këtë të shtunë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike që ka dominuar vendin për dekada. Pas gati katër javësh protestash, tensione dhe përplasjesh në rrugët e Tiranës, këtë të shtunë qytetarët iu rikthyen tubimit, tashmë me përmasa kombëtare, duke kërkuar ndryshim dhe duke refuzuar që revolta e tyre të identifikohet me partitë tradicionale.
Por protesta e 7 nëntorit nuk u karakterizua vetëm nga përballja me qeverinë dhe policinë. Një tjetër konflikt u zhvillua brenda vetë hapësirës së protestës, ku Partia Demokratike tentoi sërish të bëhej pjesë e lëvizjes, pavarësisht kundërshtimit të hapur nga një pjesë e studentëve dhe qytetarëve.
Demokratët, të drejtuar nga Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kishin organizuar tubimin e tyre. Mbërritja e tyre u shoqërua me thirrje kundër Sali Berishës, debate dhe përplasje fizike. Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? 7 Nëntor, 16:46 Për të rinjtë që kundërshtojnë përfshirjen e drejtuesve të PD-së, protesta nuk është një mjet për të larguar Ramën dhe për të rikthyer Berishën në pushtet. Këtë qëndrim e përmbledh thirrja që është dëgjuar vazhdimisht gjatë tubimeve: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kjo është edhe kontradikta që ka shoqëruar përpjekjen e opozitës për t'iu bashkuar revoltës. PD e paraqet pjesëmarrjen si mbështetje për studentët, ndërsa protestuesit që e refuzojnë e shohin praninë e drejtuesve të saj si një përpjekje për të marrë përfaqësimin e lëvizjes.
Gjatë ditës, tensionet mes protestuesve dhe mbështetësve të PD-së u shoqëruan me disa incidente. Një qytetar u godit pas thirrjeve kundër Ramës dhe Berishës, ndërsa në një tjetër episod pati përplasje mes një militanteje demokrate dhe disa protestuesve. Këto ngjarje e kthyen praninë e opozitës në një prej çështjeve kryesore të protestës, duke zhvendosur për disa momente vëmendjen nga kërkesat ndaj qeverisë. “Kafshët” e Sali Berishës, mallkimi i protestës së studentëve (Video) 7 Nëntor, 14:09 Refuzimi i PD-së nuk është një zhvillim i lindur këtë të shtunë. Edhe në protestat e tjera studentët kundërshtuan përfshirjen e deputetëve demokratë, duke kërkuar që lëvizja të mos identifikohej me figurat e partive që kanë qeverisur vendin. Megjithatë, Berisha përsëriti thirrjen për mobilizim, ndërsa demokratët organizuan tubimin e tyre përpara protestës studentore.
Në një prej momenteve më domethënëse të ditës, një i ri iu drejtua publikisht Partisë Demokratike, duke e akuzuar se po përpiqej të përçante protestuesit dhe të merrte mikrofonat për ta paraqitur revoltën si të sajën.
“Kam një mesazh për PD. Gjëja që kanë bërë sot ka qenë shumë e ulët. Fakti që po mhen për të çarë protestuesit, për të kapur mikrofonat edhe ato, për t'u dukur sikur protesta është e atyre, është shumë e gabuar”, deklaroi ai. Mesazhi i të riut që i çjerr maskën Berishës dhe taborit të tij 7 Nëntor, 17:29 I riu bëri një dallim të qartë mes qytetarëve demokratë dhe drejtuesve të partisë, duke theksuar se pjesëmarrja e mbështetësve të opozitës nuk ishte problemi, por përpjekja për të marrë drejtimin e protestës.
“Ne nuk kemi gjë me Partinë Demokratike, por me Berishën kryesisht. Partia Demokratike ka njerëz të mirë sa të duash, nuk diskutohet. Por ama Berisha është njëjtë si Edi Rama për neve. Dhe ne nuk duam Berishën, jo Partinë Demokratike në përgjithësi”, u shpreh ai.
Mesazhi i tij shkoi më tej, duke kërkuar që figurat e vjetra politike t'u linin hapësirë studentëve.
“Duhet t'i lini hapësirë studentëve që të dalin përpara, jo të dilni ju. Flamur Noka është fytyrë shumë e vjetër në politikë, që nuk ka lidhje fare me revolucionin tonë. Ne jemi studentë, ne jemi rinia, ai është akoma me të vjetrën”, deklaroi protestuesi.
Ndërkohë, protesta e së shtunës u përshkallëzua edhe në përballje të dhunshme me policinë. Fillimisht, incidentet u regjistruan përpara Ministrisë së Arsimit, ku u hodhën gurë dhe policia përdori automjetet ujëhedhëse. Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër Ramës dhe Berishës. Qytetarët sërish në shesh kundër kastës që mban peng vendin, përplasje dhe tensione te Ministria e Arsimit 7 Nëntor, 15:56 Përpara godinës së qeverisë, grupe të rinjsh hodhën gurë dhe koktej molotov drejt forcave të rendit. Policia u përgjigj me ujë me presion, duke ruajtur pozicionet e saj dhe pa ndërhyrë drejtpërdrejt në turmë gjatë këtyre episodeve.
Në gatishmëri u vendosën edhe dy autobotë të mëdhenj, me kapacitet më të lartë uji dhe presion më të fuqishëm. Kjo ishte hera e dytë që këto mjete shfaqeshin gjatë protestave të javëve të fundit.
Protestat kanë nisur prej javësh, fillimisht me kërkesa të lidhura me arsimin, kushtet e jetesës dhe kundërshtimin e qeverisë, ndërsa më pas janë zgjeruar me thirrje për ndryshimin e klasës politike. Organizatorët kanë shpallur një kalendar të ri mobilizimi, me protesta kombëtare çdo të mërkurë dhe të shtunë, duke synuar vazhdimësinë e lëvizjes.
Qeveria, nga ana tjetër, ka ofruar dialog me studentët, përfshirë një platformë komunikimi, por organizatorët kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Për lëvizjen qytetare, sfida nuk është vetëm mbajtja gjallë e presionit ndaj qeverisë, por edhe ruajtja e pavarësisë nga partitë. /Pamfleti Tensionet zhvendosen në bulevard, molotovë e gurë para Kryeministrisë 7 Nëntor, 17:09 rama berisha proteste Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mesazhi i të riut që i çjerr maskën Berishës dhe taborit të tij 7 Nëntor 2026, 17:2917:29Politike “The Albanian Files” kthehet në dosje penale, SPAK nis hetimet për projektet e Edi Ramës 7 Nëntor 2026, 16:5016:50Politike Edi zionisti dhe paraziti Sali! 7 Nëntor 2026, 15:3615:36Politike Deputeti i Berishës paralajmëron burg për mbështetësit e Ramës, por militantët e PD-së godasin qytetarin në mes të bulevardit 7 Nëntor 2026, 14:1714:17Politike Marjana Koçeku për median polake: Plaga më e madhe e Shqipërisë korrupsioni! 7 Nëntor 2026, 13:4413:44Politike OSBE mesazh për protestat në Shqipëri: Të veprojnë me qetësi dhe paqe! 7 Nëntor 2026, 13:2313:23Politike

