Lajme Zone
Ringjallet “Jalta” në Kinë/ Kamberi: Takimi mes Trump, Putin dhe Xi Jinping me rëndësi të madhe, por mungonte Europa
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Ringjallet “Jalta” në Kinë/ Kamberi: Takimi mes Trump, Putin dhe Xi Jinping me rëndësi të madhe, por mungonte Europa

Një takim që zgjati rreth 90 minuta, me në fokus armët bërthamore, luftën në Ukrainë dhe ruajtjen e stabilitetit global. Presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping u ulën në një tryezë të përbashkët në Shenzhen të Kinës, në margjinat e samitit të 33-të të APEC-ut, në një takim historik.

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se takimi i tre liderëve ka një rëndësi të madhe, por mungonte Europa.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se për të arritur marrëveshje për konfliktin në Ukrainë, duhet të ketë edhe përfaqësues europianë. “Në këtë takim mungonte Europa. Në fakt, takime të tilla marrin peshë shumë të madhe, zgjojnë interes dhe parashikime. Veprimet dhe mos veprimet, do tregojnë nëse ka pasur marrëveshje në heshtje. Më duket pak e sforcuar dhe artificiale që dy nga udhëheqësit kryesorë bënë mijëra kilometra për të bërë një deklaratë të tillë. Nuk patëm marrëveshje për konflikte. Konflikti në Ukrainë, që të ketë zgjidhje duhet të ketë tavolinë me 4 këmbë, SHBA, Kinë, Rusi dhe Europa. Për konfliktin më Iran mund të jetë pak më i gjerë.

Natyrisht, që 90 minuta nuk është diskutuar për kulinari, por kohëzgjatja e takimit, tregon se janë diskutuar çështje të tilla. Pasqyrimi, ose ndikimi që do ketë pasur, mbase do duhet t’i rikthehemi shumë herë këtij takimi. Çështja e çarmatimit bërthamor ka shoqëruar të gjitha samitet e pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu nuk ka element të ri. Frika është për konfliktin Rusi-Ukrainë dhe Irani. Frika është se përshkallëzimi i këtyre konflikteve mund të çojnë në përdorimin e armëve bërthamore”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetBota geron kamberikineSamit