Eksporti i mallrave “Made In Albania” është përmirësuar përgjatë këtij viti. Pas goditjes së pësuar një vit më parë tashmë shifrat tregojnë një rritje të tregtisë së jashtme.
Sipas INSTAT në periudhën janar-gusht eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje me 17 miliardë lekë gjatë periudhës duke arritur në 249 miliardë lekë në total. kjo shifër rezulton rreth 7.3 % më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu edhe përgjatë gushtit eksportet e mallrave ishin pozitive duke arritur vlerën 20,5 mld lekë ose 1,6 % më tepër në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por nëse e krahasojmë me korrikun e këtij viti vërehet një reduktim i vlerës së eksporteve. Ndikim kryesor në përmirësimin e bilancit tregtar përgjatë gushtit ka dhënë grupi Materiale ndërtimi dhe metale” “Ushqime, pije, duhan si dhe Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
Negativisht kanë vijuar të kontribuojnë nëngrupet “Tekstile dhe këpucë” ndjekur nga “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje.
Në muajin Gusht 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, janë Italia me 5 % dhe Kosova 1,5 %.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 46,2 %, të gjithë tregtisë
VLERA E EKSPORTEVE
Janar – gusht 2026 249 mld
Janar -gusht 2025 232 mld Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetEkonomi INSTATmade in albania
