Këto janë pamjet panoramike që ofron lundrimi me varkë turistike në ujërat e liqenit të Fierzës. Operatorët privatë të Kukësit, me investimet e tyre, kanë mundësuar rikthimin e lundrimeve turistike në liqen. Ata thonë se këtë sezon ka patur një frekuentim të lartë nga të huajt. “Kemi pasur lëvizje edhe nga huaj që kanë ardhur. Kemi pasur amerikanë, kemi pasur polakë, kemi pasur izraelitë, sirianë por shumicën e lëvizjeve kemi pasur edhe kosovarë, por shumicën e lëvizjeve kemi bërë domethënë nga qytetarët e Kukësit”, thotë Edmond Bytyçi, kapiten i licencuar Lundrimet janë zhvilluar pothuajse çdo ditë ku mesatarisht rreth 25 persona zgjedhin ta eksplorojnë Liqenin e Fierzës. LEXO EDHE:‘Po shfrytëzohet për hidrocentralet’, banorët e Shtiqënit dhe Nangës protestë para bashkisë Kukës: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore (VIDEO) “Dy deri në tre rrugë pothuajse i kemi bërë për çdo ditë. Mesatarisht në secilën rrugë mesatare, po të paktën gjashtë shtatë njerëz”, shton ai. Shëtitja me varkë në ujërat e Fierzës është një mundësi për të parë peizazhet spektakolare të verilindjes, fshatrat dhe komunitetet përreth. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Kukes liqeni i Fierzes edmond bytyci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.4% Nuk e di 13% Vota total: 2163 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
