Foto ilustruese Qytetarët mbi 80 ditë në shesh, Berisha dhe Rama kërkojnë t’i mashtrojnë me platforma digjitale Në politikën shqiptare po ndodh diçka që vështirë se mund të konsiderohet rastësi. Në një kohë kur pakënaqësia qytetare ka arritur nivele që prej më shumë se 80 ditësh mbajnë njerëzit në shesh kundër qeverisë, por edhe kundër establishmentit të vjetër politik, Edi Rama dhe Sali Berisha zbulojnë papritur nevojën për t'u “afruar” me qytetarin.
Rama me “Pasqyrë Albania”. Berisha me “Agora PD”.
Dy platforma, dy kampe, i njëjti hall: qytetari po u largohet.
Dhe pikërisht këtu nis problemi. Sepse shqiptarët nuk kanë dalë në protestë nga mungesa e një aplikacioni. Nuk kanë qëndruar mbi 80 ditë në rrugë sepse nuk dinin ku të klikonin për t'i dërguar një ankesë qeverisë apo opozitës. Kanë dalë sepse pakënaqësia është grumbulluar deri në atë pikë sa nuk e mban më as Facebook-u, as propaganda, as militantizmi partiak. Nuk ka “Pasqyrë” që e fsheh shtetin e rrumpallës!
24 Gusht, 11:42 Kanë dalë në shesh sepse duan të dëgjohen.
Dhe tani, kur sheshi po flet, politika e vjetër po përpiqet ta fusë përsëri qytetarin brenda ekranit.
Kjo është ajo që i bën këto iniciativa politikisht shumë më interesante sesa duken. A janë vërtet instrumente për t'u dhënë më shumë zë qytetarëve, apo tentativa për të kanalizuar, administruar dhe në fund neutralizuar një pakënaqësi që ka dalë jashtë kontrollit të partive?
Sepse një qytetar që proteston është problem politik. Një qytetar që plotëson një formular është statistikë.
Rama e di mirë se çfarë po ndodh. Është në mandatin e katërt. Pas kaq vitesh në pushtet, nuk mund të pretendojë se sapo ka zbuluar problemet e administratës, arrogancën e institucioneve apo distancën mes shtetit dhe qytetarit. Nëse sot shqiptarëve u duhet një “Pasqyrë” për t'u dëgjuar nga shteti, pyetja është shumë më e thjeshtë: çfarë nuk funksionoi gjatë gjithë këtyre viteve?
Edhe Berisha e di mirë se çfarë po ndodh.
Protesta ka rrëzuar një alibi të madhe të opozitës: se njerëzit nuk dilnin. Njerëzit qenkan aty. Pakënaqësia qenka aty. Zemërimi qenka aty. Ajo që nuk ishte, ishte aftësia e opozitës së drejtuar prej tij për ta kthyer këtë pakënaqësi në besim dhe shpresë politike. ‘Beteja’ e platformave për të afruar qytetarë/ Pas 'Pasqyrës' së Ramës, Berisha krijon 'Agora PD'
26 Gusht, 15:55 Dhe kjo nuk zgjidhet me “Agora PD”.
Berisha është në politikën shqiptare që prej vitit 1991. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, është e vështirë t'u shesësh shqiptarëve idenë e së resë duke u ofruar një platformë të re me të njëjtin protagonist. Aq më tepër kur mbi të rëndon një proces gjyqësor për korrupsion, akuzë që ai e mohon, si dhe shpalljet “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Kështu që ironia është e plotë.
Njëri ka katër mandate dhe kërkon të duket sikur po fillon nga e para. Tjetri ka 35 vjet në politikë dhe kërkon të duket sikur përfaqëson të ardhmen.
Dhe të dy mendojnë se ndërmjet tyre dhe qytetarit mungon një platformë.
Jo. Mungon besimi.
Mund t'ia ndryshosh emrin portalit, mund t'i vendosësh grafikë më të bukur, mund të hapësh llogari, profile, rubrika dhe hapësira komunikimi. Mund të prodhosh videon perfekte dhe sloganin perfekt. Por nuk mund të digjitalizosh zhgënjimin dhe pastaj të pretendosh se e ke zgjidhur.
Sepse pakënaqësia që ka mbërritur në shesh nuk shuhet me një “login”.
Dhe ndoshta kjo është ajo që Rama dhe Berisha nuk duan të pranojnë: qytetarët nuk po kërkojnë një mënyrë të re për të komunikuar me ta. Një pjesë e tyre po kërkon të çlirohet politikisht prej tyre.
Prandaj këto platforma, pikërisht tani, rrezikojnë të duken jo si hapje ndaj qytetarit, por si përpjekje për ta marrë zemërimin e rrugës, për ta futur në një server dhe për ta bërë të menaxhueshëm.
Por sheshi nuk është formular ankese.
Dhe pas më shumë se 80 ditësh protestë, të mendosh se një pakënaqësi e tillë mund të shuhet me platforma dixhitale do të thotë ose të mos e kesh kuptuar fare qytetarin, ose të vazhdosh të besosh se atij mund t'ia hedhësh përsëri.
Rama dhe Berisha mund të ndërtojnë sa platforma të duan. Por ka një platformë që nuk e kontrollojnë dot më: sheshin. /Pamfletirama berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike ‘Beteja’ e platformave për të afruar qytetarë/ Pas 'Pasqyrës' së Ramës, Berisha krijon 'Agora PD' 26 Gusht 2026, 15:5215:52Politike SPAK-u në 8 muajt e Klodian Brahos; 197 dosje në sirtar; asnjë "i paprekshëm" në pranga 26 Gusht 2026, 13:2113:21Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Belgjikës: Në fokus, integrimi në BE 26 Gusht 2026, 13:0613:06Politike Nga Kievi në Madrid, si drejtësia po lëkund pushtetin e miqve të Ramës dhe testi i SPAK 25 Gusht 2026, 22:2022:20Politike Nga dietat te karburanti/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro 25 Gusht 2026, 21:2821:28Politike Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar"? 25 Gusht 2026, 21:1221:12Politike

