Zyra e Antiterrorizmit në Departamentin e Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për riatdhesimin nga Siria të pesë shqiptarëve, dy grave e tre fëmijëve. Shtetet e Bashkuara thonë se ky moment është “një fitore për këto familje dhe sigurinë globale.” “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në postimin në rrjetet sociale. LEXO EDHE:Babanë s’e njohu kurrë, lindi e u rrit mes ferrit të kampeve siriane! Historia e Abdullahut, e jetimit të mitur që u kthye nga Siria pranë familjarëve Tre fëmijët e riatdhesuar janë të moshave 9-17 vjeç, ndërsa dy gratë janë Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit. Hajrije Taushani ishte 67 vjeçe kur shkoi në Siri duke lënë pas fshatin e Mollasit në Elbasan për të gjetur nipërit e saj pas humbjes së të birit në moshën 35-vjeçare që i ishte bashkuar ISIS-it. Ajo qëndroi për 12 vjet në kampin e ferrit Al-Hol dhe u kthye në atdhe në moshën 79-vjeçare. 17-vjeçarja e riatdhesuar është mbesa e saj. 9-vjeçari ishte marrë nën kujdesin e së moshuarës gjatë kohës që gjendeshin në kamp. I vogli tani gjendet pranë të afërmve të tij në Rrogozhinë. Myrvete Dibra kishte mbetur në kampet e Sirisë bashkë me vajzat e saj, fillimisht në Al-Hol e më pas në Roj. Sipas mediave të huaja, ajo ka qenë bashkëshortja e malazezit Hamid Beharović, nga Ulqini, i cili u dënua me 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Podgoricë për pjesëmarrje në formacione të armatosura të huaja. Me pesë shqiptarët e kthyer këtë herë, numri i të riatdhesuarve nga Siria arrin në 43. Në Siri dyshohet se ndodhen ende 17 shqiptarë që kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, si dhe 10 burra shqiptarë në burgje. Një pjese tjetër nuk i dihet ende fati. Ministria e Jashtme thotë se Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë procesin për kthimin e shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Siri. P.J/Shqiptarja.com TAG: ambasada e shba riatdhesim Siri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.8% Drejtësia 65.4% Nuk e di 3.7% Vota total: 2565 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

