Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve/ Nura: Siria po ndjek politika më demokratike, do të ketë kthime të reja


“Jemi një shembull i tolerancës fetare”, tha analisti Artur Nura, duke komentuar riatdhesimin nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një 79-vjeçare.

“Jemi një shembull i tolerancës fetare”, tha analisti Artur Nura, duke komentuar riatdhesimin nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një 79-vjeçare.

Në një intervistë për “News Line” në ABC News, Nura vlerësoi ndërhyrjen e shtetit shqiptar për kthimin e tyre në atdhe, duke theksuar se rasti tregon respektimin e të drejtave të individit, pavarësisht përkatësisë fetare.

Sipas tij, tre të miturit dhe e moshuara që kanë kaluar një periudhë në kushte ekstreme në kampet siriane kanë nevojë për kujdes të veçantë, veçanërisht për asistencë psikologjike dhe integrim në shoqëri. “Jemi rasti i parë ku politika dhe shteti është i ndarë nga feja dhe ky rast është i ngjashëm. Rastet ku feja politizohet janë të pafundme, kurse në vendin tonë është e kundërta. Shteti i shpëtoi jetën një gruaje 79 vjeç dhe nipërve të saj. Në këtë rast shteti shqiptar demonstron edhe një herë në mënyrën e tij më europiane, që nuk paragjykon fe, por respekton të drejtën e çdo individi. Sot Siria ka një sistem më demokratik. Kjo e ka bërë punën më të lehtë dhe jam i bindur që ne do të kemi kthime të reja. Ka një bashkëpunim institucional për të ruajtur jetët e individëve. Fëmijët duhet të marrin kujdes shteti dhe të arsimohen. Sipas të gjitha informacioneve, njerëzit në ato kampe janë në kondita ekstreme të varfërisë dhe të dhunës psikologjike. Ata vijnë në një realitet krejt tjetër. Realiteti i Shqipërisë është si dita me natën me atje ku kanë qenë. Duhet një kujdes i veçantë për ta, në mënyrë që të riatdhesohen. Është një bashkëpunim dypalësh mes Tiranës syrtare dhe Sirisë. Nuk besoj se ka pasur komplikime interesash. Ne mund të marrim shembull opozitën iraniane, i vetmi shtet që mori përgjegjësinë ishte shteti shqiptar, ai që i mori në territorin e saj. Pavarësisht situatave të ndryshme marrëdhënia e Sirisë me vendet e dikurshme armike, sot është ndryshe, më demokratike. E ardhmja e tyre do të jetë më e sigurtë. Për rastin konkret asistenca psikologjike duhet të jetë e domosdoshme. Në rastin shqiptar ne jemi një shembull i tolerancës fetare. Bashkëjetesa është në ADN e shqiptarëve”, tha analisti Nura. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Artur NuraSiria