Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rezultatet e 'PISA' 2025, Rama: Kemi marrrë një dëftesë të jashtëzakonshme! Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar (VIDEO)


Kryeministri Rama ka reaguar për rezultatet e PISA 2025. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme duke theksuar se vendi ka riarritur rritjen pas rënies që shkaktoi periudha e pandemisë COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rezultatet e Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025. Në një video 'live' në Facebook kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme duke theksuar se vendi ka marrë një rezultat mjaft të mirë pas rënies që shkaktoi periudha e pandemisë COVID-19. Sipas kreut të qeverisë, punët e bëra përgjatë vitit për të adresuar pikat kritike kanë dhënë rezultate direkte në matematikë, shkencë dhe lexim. Rama theksoi se Shqipëria zë vendin e parë në rajon, ndërsa nënvizoi se nxënësit shqiptarë kanë një ambicie të madhe që gjithmonë të zënë vendin e parë në rajon. Ai shtoi se ky rezultat sjell një lehtësim psikologjik për prindërit dhe dëshmon punën e bërë nga Ministria e Arsimit. Sipas raportit të fundit “PISA 2025”, publikuar nga OECD, Shqipëria mori mesatarisht 435 pikë në shkencë, 408 pikë në lexim dhe 433 pikë në matematikë. Sipas rezultateve të publikuara në Konferencën e Bratislavës, Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin i Zi, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi. LEXO EDHE:Incidenti mes Iris Luarasit e protestuesve, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor (VIDEO) Megjithatë edhe pas këtij rezultati vendi vijon të ketë një hendek të konsiderueshëm me mesataren e vendeve të OECD-së. Mesatarja e OECD-së është 463 pikë në matematikë, 482 në shkencë dhe 461 në lexim. Diferenca është veçanërisht e dukshme kur shihet përqindja e nxënësve që arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive, Nivelin 2. Në shkencë këtë nivel e arrijnë rreth 61% e nxënësve shqiptarë, kundrejt 74% në OECD. Në matematikë janë 55%, ndërsa mesatarja e OECD-së është 65%. Në lexim, vetëm gjysma e nxënësve shqiptarë 15-vjeçarë, rreth 50%, arrijnë Nivelin 2, krahasuar me 69% në OECD. Pra 1 në 2 nxënës, që tashmë kanë mbaruar sistemin e detyruar arsimor me klasën e nëntë, nuk kupton atë që lexojnë. Fjala e plotë e kryeministrit Rama Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra. Ka ditë që shkohet në punë me ndonjë mendim që e përcakton atë ditë si rezultat i një çështjeje që është në tryezë dhe ka ditë si kjo që shkohet në punë me një kënaqësi shumë të madhe, por shumë të madhe. Sepse dje kemi marrë një rezultat, një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort dhe jo një e dy ditë, po kemi punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar realisht aty ku duhej të gjitha pikat e nevojshme. Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, sepse është një dëftesë që i takon atyre që janë drita e syve të prindërve të këtij vendi, nxënësve tanë. Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025, një test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Dhe jo vetëm kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas atij momenti çoroditjeje që shkaktoi Covidi, edhe ku të gjitha vendet në fakt ranë dhe ne patëm një rënie të ndjeshme, e cila, si të thuash, na dha një shuplakë pas një periudhe të mëparshme rritjeje të butë, por konstante dhe sot jemi faktikisht të parët në rajon. Të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh, një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë. I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht gjithmonë pas mësuesve. Kemi bërë një punë kolosale milingonash me drejtuesit e shkollave. Shkolla e drejtorëve është një histori e qartë suksesi, i bën një nder shumë të madh patjetër edhe vendit si i tillë, sepse krijon një lehtësi psikologjike edhe për prindërit. Prindërit e mbytur nga balta, prindërit e mbytur nga jargët e gjithfarë lloj vemjesh në kanalet sociale, që nuk lënë orë e minutë pa jashtënxjerrë helm për çdo gjë në këtë vend dhe që natyrisht ngarkojnë psikologjikisht gjithë popullatën. Është një rezultat fantastik edhe është një rezultat inkurajues, i jashtëzakonshëm. Është një rezultat që flet për punën shumë të mirë të bërë edhe nga Ministria e Arsimit, për punën e bërë nga ministrat e arsimit njëri pas tjetrit dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë. Është një histori koti, thotë kjo Eda Merkula. Një histori koti. Një histori koti që Shqipëria del e para në rajon në një test të së ardhmes, në testin për dijet e fëmijëve tanë në shkencë, në matematikë dhe në lexim. Një histori koti. Ajo është merita e atyre nxënësve, thotë kjo tjetra, që e kanë marrë vetë rezultatin. S'ke pse mburresh. Në fakt, jo. Në fakt, jo. Nxënësit kanë pasur historikisht mes tyre ata më të mirët, ata më të dobëtit, por sikur të ishte meritë thjesht dhe vetëm e tyre, nuk do të ndryshonin rezultate. Do ishte gjithmonë po ashtu. Çfarë ke bërë për Shqipërinë, thotë, ke 12 vjet? Urdhëro. Po flas sot, tani për një rezultat fantastik. Një nga ato rezultate që ndërtohen vit pas viti, muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite, që nuk bëjnë lajm, që nuk bëjnë zhurmë, që nuk krijojnë kushtet për të ngacmuar vëmendjen tënde në rrjetet sociale bashkë me Fatmirin. Bashkë me Fatmirin që thotë: je bërë qesharak. Patjetër, patjetër. Është shumë qesharake kjo që po them, që Shqipëria ka dalë e para në testin më të rëndësishëm për fëmijët tanë, për nxënësit tanë, testin PISA 2025. E para në rajon. Dakord? Se ne matemi me rajonin në radhë të parë dhe pastaj me të tjerët. Ndërkohë që po ju them dhe tjetrën, që jo vetëm kemi bërë një kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi gjithashtu lënë pas edhe disa vende, disa vende që sot janë në Bashkimin Europian. Dëgjove, Fatmir, se ti qenke insistues në atë marrëzinë tënde. Si po gënjej unë, çfarë po gënjej? Unë po them një të vërtetë që është thënë botërisht dje në shpalljen e rezultateve dhe ti mund të hysh edhe t'i verifikosh, por ti nuk je i interesuar për këtë. Unë e di, edhe s'ke pse je interesuar, sepse ti je i zhytur në helmin e kanaleve sociale dhe më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për ty. Ndërkohë që më vjen shumë mirë për të gjithë mësuesit, më vjen shumë mirë për të gjithë drejtuesit e shkollave, më vjen jashtëzakonisht mirë për prindërit që tanimë kanë një arsye të marrin frymë lirisht pas gjithë torturës që heqin në këto kanalet sociale, ku çfarë nuk dëgjojnë e çfarë nuk shohin e çfarë nuk u thuhet për fatin e fëmijëve në këtë vend, i cili më të mirën e ka vetëm përpara dhe i cili është një vend që përparon çdo ditë, duan s'duan ata që s'duan. Tani mbërrita, vazhdojmë punën. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama PISA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Biku: 09/09/2026 09:14 O palle, kemi dale posht mesatares ne cdo tregues. Ngele duke shit sapunin per djath

Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2489 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?