Shqipëria është vlerësuar me dy medalje bronzi e një nderi në Olimpidadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës në Shangai, Kinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Marius Gjika e Jamarbër Rushitaj kthehen në shtëpi me dy medaljet e bronzta, kurse Orest Sherko me atë të nderit. Ky është rezultati i dytë më i mirë i Shqipërisë që nga viti 1993. “Rezultat historik për Shqipërinë në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës, IMO 2026 në Shangai falë mendjeve të bukura të nxënësve tanë në matematikë. LEXO EDHE:Destinacioni liqenor që tërheq qindra pushues, Rama: Kartolinë verore nga Pogradeci (VIDEO) Ekipi nga Shqipëria fitoi 2 Medalje Bronzi me nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj dhe 1 Medalje Nderi me nxënësin Orest Sherko. Në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë që nga viti 1993 në IMO, Ekipi Shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë për nga pikët e grumbulluara, duke na bërë të gjithëve krenarë. Urime!”, shkruan Rama. P.J/Shqiptarja.com TAG: Olimpiada e Matematikes Shangai orest sherko jamarber rushitaj marius gjika edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës:
18 Korrik, 19:55
Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 57.7% Argjentina 37.1% Nuk kam mendim 5.2% Vota total: 2094 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?

