Ka vijuar edhe sot protesta e 119-të e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje për revolucion dhe ndryshim politik. Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes së tyre, ata u ndalën pranë zonës së Liqenit Artificial, ku u përballën me një kordon policie. Efektivët ishin pozicionuar në rrugë, ndër të tjera edhe për shkak të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”. Pas vijimit të marshimit u përballëb sërish me kordonin e policisë të cilën këtë herë arritën ta kalojnë dhe vijuan marshimin e tyre. Protesta vijon me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë të dalin në rrugë dhe t’u bëjnë thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
