Foto nga protestat Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Adriana Kalaja kanë shpërndarë të njëjtën video kundër Edison Likës dhe Sidorela Vatnikajt, dy aktivistëve që kanë qenë në ballë të protestës së “Flamingove” përpara Kryeministrisë. Ndërsa Edi Rama sulmon protestuesit dhe vë në dyshim identitetin e tyre, përfaqësuesit e PD-së i akuzojnë si të paguar nga Sorosi. Berisha deklaron mbështetje për revoltën, por njerëzit e tij godasin publikisht aktivistët e saj. Edi Rama dhe Sali Berisha mund të vazhdojnë të shkëmbejnë akuza nga mëngjesi në darkë, por kur vjen puna te revolta qytetare që nuk pranon të rreshtohet pas asnjërit, njerëzit e tyre duket se flasin të njëjtën gjuhë. Ndryshojnë etiketat, por shënjestra mbetet e njëjtë: protestuesit që kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike.
Këtë herë është Partia Demokratike ajo që ka ndërmarrë një sulm publik ndaj dy aktivistëve të protestës së “Flamingove”, Sidorela Vatnikaj dhe Edison Lika, të cilët prej muajsh kanë qenë në ballë të tubimeve përpara Kryeministrisë.
Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Adriana Kalaja kanë publikuar në rrjetet sociale të njëjtën video me pamjet e dy aktivistëve, duke i shoqëruar me akuza se janë të paguar për të goditur opozitën. Noka shkruan: “Këta janë mercenarët e paguar nga #Soros për t'i bërë opozitë Opozitës”.
Edhe Adriana Kalaja e paraqet protestën si një aksion kundër PD-së, duke deklaruar: “Ja kush nuk e donte PD në shesh e nga kush u investua e sponsorizua, e gjithë kjo marrëzi dhe akt anti opozitë”. Të dyja deklaratat shënjestrojnë aktivistë që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë Rama. Por problemi i tyre me drejtuesit e PD-së lidhet pikërisht me refuzimin që revolta qytetare të kthehet në një tubim partiak në shërbim të Sali Berishës. Kjo është kontradikta që del në pah nga qëndrimi i demokratëve. Berisha ka deklaruar publikisht mbështetje për protestën, ndërsa përfaqësues të rëndësishëm të partisë së tij sulmojnë dy prej aktivistëve që kanë qenë në ballë të saj. Mbështetja duket se ka një kufi: protesta mund të kundërshtojë Ramën, por nuk duhet të kundërshtojë edhe Berishën.
Pikërisht këtë kufi kanë refuzuar prej javësh një pjesë e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kanë artikuluar thirrjen “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mesazhi i tyre nuk është një thirrje për rotacionin e zakonshëm mes PS-së dhe PD-së, por kundërshtim ndaj dy figurave që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada.
Dhe këtu qëndrimi i përfaqësuesve të PD-së takohet me atë të kryeministrit. Pak orë më pas, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku ka shpërndarë fotografi nga protesta e zhvilluar në Tiranë, të publikuara më herët nga gazetari irlandez Chay Bowes.
Ky i fundit kishte shoqëruar fotografitë me komentin se kaosi po mbizotëron në kryeqytetin shqiptar. Në reagimin e tij, Rama e ka cilësuar Bowes si një “klloun të propagandës ruse”, duke theksuar se ai është sanksionuar këtë të hënë nga Bashkimi Europian. Pra sipas kryeministrit, janë "duart e huaja" që nxisin protestat. Nuk ka munguar as reagimi i Taulant Ballës, besniku i vetëm që i ka mbetur Edi Ramës. Reagimet e Ramës dhe Ballës nuk janë risi, pasi kanë disa muaj që i fryjnë dezinformimit. Problemi është PD, e cila luan me dy porta. Për Berishën, një protestë kundër Ramës është politikisht e dobishme kur mund të identifikohet me opozitën që ai drejton. Por kur e njëjta protestë kërkon largimin e të dyve, ajo sfidon edhe pretendimin e tij për të qenë alternativa e vetme ndaj qeverisë.
Nga ana tjetër, Rama përfiton politikisht sa herë që protesta identifikohet me PD-në, sepse mund ta paraqesë pakënaqësinë qytetare si një tjetër përpjekje të Berishës për t'u rikthyer në pushtet.
Prandaj sulmi i sotëm ndaj Vatnikajt dhe Likës ka domethënie përtej dy emrave. Ai nxjerr në pah përplasjen mes një lëvizjeje që kërkon të ruajë pavarësinë dhe një opozite që kërkon të ketë rol drejtues në çdo mobilizim kundër qeverisë.
Rama dhe Berisha nuk kanë nevojë të bien dakord publikisht për të mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj një revolte që i kundërshton të dy. Mjafton të shihen reagimet: kryeministri sulmon legjitimitetin e protestës, ndërsa njerëzit e kreut të PD-së sulmojnë aktivistët që nuk e pranojnë Berishën si përfaqësues të saj.
Në fund, paradoksi është i dukshëm. Berisha thotë se mbështet revoltën kundër Ramës, por përfaqësuesit e tij godasin ata që e mbajnë gjallë prej muajsh. Dhe ndërsa PS-ja e PD-ja vijojnë të paraqiten si kundërshtare të papajtueshme, sulmet e tyre ndaj protestuesve të pavarur po i vendosin në të njëjtën anë të debatit. /Pamfletiberisha noka vokshi screenshot 9 640 0 1662396049xberisha 4 1 125 screenshot 8 screenshot 5 screenshot 6 screenshot 7 1 Komente K Kushtrimi i "plehrave" 16 Nëntor 2026, 21:41 Plehra te te gjitha kraheve bashkohuni.
Kushtrimi nga frika e zemerimit popullor ju ka bere te bashkoni dhe gershetoni rradhet.
Tik, tak, koha po ju "mbaron"! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga Trumpi te Tocqueville-i, Rama nxjerr teorinë e re për protestat: Shenjë e një shoqërie të re që pret më shumë 16 Nëntor 2026, 18:4518:45Politike Çfarë po përgatit Brukseli për zgjerimin e BE-së? Sinjalet e forta për Shqipërinë 16 Nëntor 2026, 18:2818:28Politike Zgjerimi i BE-së mes reformave dhe vetove politike, Ballkani kërkon fundin e premtimeve të pambajtura 16 Nëntor 2026, 17:0617:06Politike Çfarë po ndodh pas dyerve të NATO-s? Trump, përplasjet me Europën dhe anulimi i samitit në Tiranë 16 Nëntor 2026, 16:4316:43Politike Arkitektura pa kufij e Ramës, mes kullave, interesave private dhe dyshimeve për korrupsion 16 Nëntor 2026, 16:2916:29Politike BE kërkon garanci, Rama bën karagjozin: Na merrni brenda, duam martesë, nuk shpëtoni dot prej nesh 16 Nëntor 2026, 15:5515:55Politike

