Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revolta nuk ndalet/ Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës


Protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë.

Protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë. Protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar qeverisjen dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar nga protestuesit është krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri. Protesta po vijon para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Pas tubimit te Ministria e Arsimit, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë “Dorëheqje”/ Hidhen vezë drejt Ramës në Dublin. Diaspora e pret me protestë (VIDEO) Etiketa: edi rama