Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revolta kundër Ramës/ Shoqërimi i aktivistëve e gazetares gjatë protestës, Komiteti i Helsinkit ngre shqetësime për kufizimin e lirisë


Disa persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbajtur para Parlamentit.

Disa persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbajtur para Parlamentit. Përfaqësues të Komitetit të Helsinkit kanë thënë për gazetaren e “News24” , Fatmira Nikolli se është shqetësues mënyra e shoqërimit. Gjithashtu kanë shprehur shqetësimin për kufizimin e lirisë për gazetarin dhe statusin ligjor të protestuesve.

“News24” mëson se mes të shoqëruarve ka aktivistë, gazetarë si edhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë. “Komiteti i Helsinkit, ka ngritur shqetësime lidhur me shoqërimet që janë bërë ditën e sotme gjatë protestës së mbajtur përpara Parlamentit. Ernest Keta, është shoqëruar ndërkohë që po merrte ndihmë mjekësore në spital. Ishte dërguar për ndihmë mjekësore pas protestës , por polica e ka marrë nga spitali dhe e ka shoqëruar. Ndonëse pas disa orësh është liruar”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb