Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Qytetarët thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Gjithë Shqipëria është me ju


Qytetarët që vijojnë protestën e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama janë zhvendosur para Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku ndodhen protestuesit e arrestuar pas tubimit të zhvilluar para Parlamentit.

Qytetarët që vijojnë protestën e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama janë zhvendosur para Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku ndodhen protestuesit e arrestuar pas tubimit të zhvilluar para Parlamentit. Protestuesit janë grumbulluar në mbështetje të personave të ndaluar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e tyre dhe kanë përsëritur thirrjet kundër ndalimeve. “Nuk na ndalni dot!”, “Nuk jeni vetëm!” dhe “Lironi çunat!” janë disa prej thirrjeve të dëgjuara para ambienteve të komisariatit. Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë të qëndrojnë para komisariatit në mbështetje të protestuesve të ndaluar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta