Erion Veliaj / Lali ka mbështetje te disa grupe interesi, por pak kontroll mbi strukturat socialiste. Përplasja me Ramën mund të trazojë kryeqytetin, pa u kthyer domosdoshmërisht në një çarje të madhe elektorale. Erion Veliaj bërtiti dje “Rama ik”, duke i shpallur luftë publike babait të tij politik. E vërtetë, teatër apo intrigë, kjo përplasje përbën një traumë që do të lërë pasoja në panoramën politike të mazhorancës.
Pasojat pritet të ndihen sidomos në Partinë Socialiste të Tiranës, e cila prej kohësh ndodhet në kaos, ashtu si qeverisja e kryeqytetit dhe punët publike.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: sa peshë ka Erion Veliaj në PS-në e Tiranës dhe çfarë mund të marrë me vete nga kjo ndarje?
Gjatë kohës kur drejtonte politikisht kryeqytetin, Veliaj siguroi mbështetje në grupe të ndryshme interesi dhe ndërtoi aleanca fluide që i shtuan votat. Megjithatë, këto marrëveshje nuk lidheshin domosdoshmërisht me strukturat e Partisë Socialiste.
Një vit më parë, Edi Rama i goditi fort këto grupe përmes prishjes së verandave të lokaleve në të gjithë kryeqytetin. Kryeministri i konsideronte ato si një rezervuar financiar dhe elektoral të Veliajt.
Këto grupe përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Sot shumë prej tyre ndihen të goditur dhe kanë kaluar në kundërshtarë të Edi Ramës, por edhe të Partisë Socialiste.
Në protestat kundër qeverisë kanë dalë edhe biznesmenë e ndërtues të mëdhenj, disa prej të cilëve kanë mbajtur më parë mandate deputetësh të PS-së. Fillimisht u afruan me Qorin dhe Lapajn, ndërsa më pas iu bashkuan edhe protestës së flamingove.
Megjithatë, këto grupe nuk përbëjnë kontingjent strukturor të PS-së. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 e treguan qartë këtë kufizim.
Kur Veliaj ndodhej në burg, ai thuajse nuk arriti të vendoste asnjë mbështetës të vetin në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Përjashtim bëri Fatmir Xhafaj, për të cilin thuhet se u zhvilluan negociata me Edi Ramën, që kishte në dorë hartimin e listës së kryeqytetit.
Njerëzit e Veliajt punuan në terren. Plarent Ndreca zhvilloi një fushatë të fortë në strukturat e PS-së në njësinë 13, zonën me numrin më të madh të zgjedhësve në Tiranë. Pandeli Majko krijoi gjithashtu kohezion me banorët e zonës bregdetare të Kavajës.
Megjithatë, në listë hynë figura që njiheshin si kundërshtarë të Veliajt, duke nisur nga Blendi Gonxhja dhe të tjerë. Edi Rama përdori listën për t’i treguar Lalit se ndikimi i tij brenda PS-së mbetej shumë relativ.
I vetmi mbështetës i zëshëm i Veliajt që ka dalë publikisht, pa ekuivoke, është Halit Valteri, ish-deputeti i PD-së, i cili iu bashkua socialistëve në vitin 2021.
Valteri, sot këshilltar bashkiak, ka ndikim në njësinë numër 7 në Tiranë. Megjithatë, ky ndikim mbështetet kryesisht te votues të djathtë dhe te shtresa gri që ai ka afruar te PS-ja, jo te strukturat tradicionale socialiste.
Natyrisht, të gjitha janë vota. Nëse këto grupe dalin kundër PS-së në zgjedhjet e vitit 2027, ato do të kenë peshën e tyre.
Që Veliaj të ndikojë realisht në humbjen e PS-së, duhet të ndërtojë një aleancë me opozitën, ashtu siç bëri Ilir Meta pas largimit nga Partia Socialiste.
Këtu nis problemi. Pas tri mandateve si kryetar bashkie i zgjedhur nën siglën e PS-së, sa dobi mund t’i sjellë Veliaj opozitës duke mbështetur një kandidat tjetër?
Pothuajse asnjë. Madje mund t’i shkaktojë dëm, pasi opozita e ka kundërshtuar dhe akuzuar Veliajn më fort se vetë Edi Rama.
Beteja e tij duket se lidhet më shumë me hallin personal për të fituar statusin e të burgosurit politik sesa me ndërtimin e një projekti të ri politik.
Sa i përket Partisë Socialiste, Veliaj duket se i ka larë duart./Pamfleti erion veliaj ps e tiranës 1 Komente P Ploti 3 Nëntor 2026, 17:35 Lali mire eshte ne burg. Thjesht duhet ti bashkohen dhe hajdutet e tjere Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama paralajmëron Europën: Mos prisni që Serbia e re ta njohë Kosovën 3 Nëntor 2026, 16:3716:37Politike “Marrëveshja me Melonin pas 2030?”/ Rama replikon me gazetaren: Doni titull për “motrën time” në Romë, por s’jua jap! 3 Nëntor 2026, 14:0014:00Politike Rama deliron në Bruksel: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE 3 Nëntor 2026, 13:4813:48Politike “Po më provokon?”/ Rama përplaset me gazetaren për protestat: Kur do ta lë detyrën 3 Nëntor 2026, 13:4013:40Politike "Rilindja është sekt brutal”, Salianji shpërthen ndaj socialistëve: Për pushtet vrasin dhe burgosin njëri-tjetrin 3 Nëntor 2026, 13:3613:36Politike Në Tiranë kërkohet dorëheqja e tij, Rama merakoset për integrimin e Serbisë në BE: Nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtim të gabuar! 3 Nëntor 2026, 13:1713:17Politike

