Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka zbardhur arsyet që kanë vënë në dyshim organizimin e samitit të NATO-s në Shqipëri gjatë vitit 2027. Pavarësisht planeve fillestare që Tirana të priste liderët e Aleancës, takimi nuk do të zhvillohet vitin e ardhshëm, ndërsa si alternativë po përmendet viti 2028.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje në Dublin se nuk ka ende një dakordësi mes vendeve anëtare për datën e samitit, duke bërë të qartë se Shqipëria nuk do ta organizojë atë në vitin 2027.
“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Me siguri jo në vitin 2027. Në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të mbahet në Tiranë”, deklaroi Rama.
Por pas shtyrjes së këtij organizimi qëndrojnë edhe disa rezerva të raportuara më herët nga Reuters. “Samiti do të bëhet në Tiranë”, si e përgënjeshtroi veten Rama 4 muaj më vonë: Ende s’ka dakordësi
12 Nëntor, 18:45 Sipas agjencisë, administrata e presidentit amerikan Donald Trump kishte shprehur kundërshtime për mbajtjen e samitit në Shqipëri. Një tjetër arsye lidhej me pakënaqësinë e disa vendeve anëtare për nivelin e shpenzimeve të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.
Në diskutimet brenda NATO-s është përfshirë gjithashtu edhe mundësia e ndryshimit të praktikës së organizimit të samiteve çdo vit. Ndaj, aleanca po shqyrton nëse takimet e nivelit të lartë duhet të zhvillohen domosdoshmërisht në baza vjetore.
Megjithatë, një zyrtar i NATO-s deklaroi dje se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Shqipëri, por data ende nuk është përcaktuar.
Në samitin e Hagës, në qershor 2025, liderët e NATO-s kishin shprehur pritshmërinë që pas takimit në Turqi në vitin 2026, samiti i radhës të organizohej në Shqipëri, por në deklaratën përfundimtare të samitit të Ankarasë, në korrik 2026, nuk u përcaktua as vendi dhe as data e takimit të ardhshëm.
Kështu, organizimi i samitit në Tiranë mbetet në planet e Aleancës, por është shtyrë përtej vitit 2027, me vitin 2028 si alternativën e përmendur nga kryeministri Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

