Lajme Zone
Reuters: Rama kërcënon me gjoba protestuesit, përballë frontit më të vështirë politik që nga 2013-a
PolitikëPolitiko

Reuters: Rama kërcënon me gjoba protestuesit, përballë frontit më të vështirë politik që nga 2013-a

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijuan këtë të diel në Tiranë, vetëm pak orë pasi kryeministri njoftoi masa të reja për të frenuar demonstratat. Protestuesit u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u vunë flakën karrigeve të vendosura nga Rama si ftesë për dialog. Në një raportim mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, agjencia ndërkombëtar

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijuan këtë të diel në Tiranë, vetëm pak orë pasi kryeministri njoftoi masa të reja për të frenuar demonstratat. Protestuesit u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u vunë flakën karrigeve të vendosura nga Rama si ftesë për dialog. Në një raportim mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters shkruan se demonstruesit dolën në rrugë pavarësisht masave të paralajmëruara nga kreu i qeverisë, ndërsa protesta vijon të sfidojë autoritetet.

“Besoj se ata që kërkojnë dorëheqjen time gabojnë nëse mendojnë se mund ta imponojnë atë përmes dhunës apo me ndonjë mënyrë tjetër, por nuk besoj se gjithçka që thonë apo kërkojnë është e gabuar”, u shpreh Rama.

Më herët gjatë së dielës, kreu i qeverisë njoftoi masa të reja për të frenuar dhunën gjatë protestave. Sipas raportimit të Reuters, mes tyre parashikohen gjoba prej 500 mijë lekësh për personat që marrin pjesë në një protestë që përshkallëzohet në dhunë, edhe në rastet kur ata nuk kanë kryer personalisht akte të dhunshme.

Kjo valë protestash vjen pas muajsh demonstratash kryesisht paqësore gjatë verës kundër një projekti luksoz bregdetar të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Reuters e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të madhe politike për Ramën që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013. Kryeministri, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, përballet me kërkesat e vazhdueshme të demonstruesve për t'u larguar nga detyra. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm