Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters po pasqyron në kohë reale protestën e studentëve në Tiranë, të cilët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar problematikat në sistemin universitar dhe për të kërkuar më shumë mbështetje nga institucionet. Në fokus të protestës janë kushtet në universitete, tarifat e studimit, mbështetja financiare për studentët dhe mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve. Përtej kërkesave që lidhen drejtpërdrejt me arsimin, protesta pasqyron edhe pakënaqësinë e të rinjve për pabarazinë sociale dhe perspektivën e tyre në Shqipëri.
Reuters, një prej agjencive më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve, ka publikuar pamje nga protesta në Tiranë, ku ka dokumentuar pjesëmarrjen masive t♪7 e studentëve në tubimin para Ministrisë së Arsimit.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa situata ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Studentët kërkojnë që shqetësimet e tyre të marrin përgjigje konkrete, në një kohë kur kostot e arsimit dhe pasiguria për punësimin mbeten ndër çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt te e ardhmja e të rinjve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

