Lajme Zone
'Retreat' në Pogradec, Rama mbledh ministrat më 24-25 gusht! Në fokus detyrat e kryera dhe prioritetet e ardhshme
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

'Retreat' në Pogradec, Rama mbledh ministrat më 24-25 gusht! Në fokus detyrat e kryera dhe prioritetet e ardhshme

Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një retreat dy ditor jashtë Tirane. Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi do të mbahet në Pogradec në datat 24-25 gusht. Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. LEXO EDHE:Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII, Rama publikon pamje: Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë i aksesueshëm me 2 korsi vajtje-ardhje (VIDEO) Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryemnistri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Pas retreatit, pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Një vit më parë, në 11 shtator, pasi kishte fituat mandatin e katërt, kreu i qeverisë njoftoi përbërjen e kabinetit Rama 4 pikërisht nga asambleja e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama. P.J/Shqiptarja.com TAG: PS edi rama Komente Komento Latif: 07/08/2026 08:37 Kimioterapine e rradhes per metastazat e Ballukut e te te tjereve! Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 2192 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?