Lajme Zone
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës gjatë natës, hidrovori pjesërisht funksional (VIDEO)
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës gjatë natës, hidrovori pjesërisht funksional (VIDEO)

Hidrovori i qytetit nuk është në funksion të plotë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e tij. Shqetësim edhe për gjendjen e rrjetit të kanalizimeve dhe evakuimit të ujërave të shiut, të cilat në disa zona nuk arrijnë të largohen me shpejtësinë e nevojshme.

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë përmbytje gjatë natës në disa prej rrugëve, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se hidrovori i qytetit nuk është në funksion të plotë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e tij. Në funksion janë 2 pompa nga 4. Në këto kushte, Vlora mbetet e rrezikuar nga përmbytjet sa herë që përballet me reshje të dendura shiu. Një tjetër problem që ndikon në krijimin e situatave të tilla është gjendja e rrjetit të kanalizimeve dhe evakuimi i ujërave të shiut, të cilat në disa zona nuk arrijnë të largohen me shpejtësinë e nevojshme. LEXO EDHE:68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës Përmbytjet e përsëritura rikthejnë shqetësimin për infrastrukturën e kullimit të ujërave në qytet. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: reshje shiu Vlore Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.8% Jo 34.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 5011 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?