Lajme Zone
Reshje shiu dhe mjegull/ Vështirësohet qarkullimi rrugor në akset malore në Vlorë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reshje shiu dhe mjegull/ Vështirësohet qarkullimi rrugor në akset malore në Vlorë

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë rajonin e Vlorës...

Reshje shiu dhe mjegulle në Vlorë Reshje të dendura shiu kanë përfshirë rajonin e Vlorës gjatë ditës së sotme ku janë shoqëruar me mjegull të dendur.

Bëhet me dije se në disa segmente rrugore kryesore, kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Zonat më problematike kanë qenë kryesisht akset që ndodhen në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit si Qafa e Llogorasë, rruga e Kaninës, gjithashu edhe By-Pass-i i Vlorës.

Për këtë arsye, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe të shtojnë kujdesin gjatë rrugës që përshkonin./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.