Lajme Zone
Reportazhi i medias amerikane: “Revolucioni Flamingo” dhe historia e harruar e besës shqiptare
PolitikëPolitiko

Reportazhi i medias amerikane: “Revolucioni Flamingo” dhe historia e harruar e besës shqiptare

Nuk është e zakonshme që një turist të zgjedhë për pushime një vend të izoluar europian ku dhjetëra mijëra njerëz dalin çdo ditë në rrugë duke protestuar për rrëzimin e qeverisë së tyre. Por pikërisht kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri, një vend malor në Ballkan që rrallëherë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta amerikane "The Boston Globe", e cila i kush

Nuk është e zakonshme që një turist të zgjedhë për pushime një vend të izoluar europian ku dhjetëra mijëra njerëz dalin çdo ditë në rrugë duke protestuar për rrëzimin e qeverisë së tyre. Por pikërisht kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri, një vend malor në Ballkan që rrallëherë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta amerikane "The Boston Globe", e cila i kushton një artikull të gjatë Shqipërisë, duke ndërthurur protestat e fundit kundër qeverisë me një histori të rrallë të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është një shfaqje e jashtëzakonshme e vendosmërisë së vazhdueshme të protestuesve, ditë pas dite, në këtë vend malor të Ballkanit që rrallë gjeneron tituj ndërkombëtarë”, shkruan autorja Linda Matchan. “Revolucioni i Flamingove” dhe zemërimi ndaj projektit turistik në jugAutorja rrëfen se kur planifikoi udhëtimin e saj në Shqipëri gjatë muajit qershor, nuk e dinte se vizita do të përkonte me atë që ajo e quan “Revolucioni i Flamingove” , një valë protestash të nxitura nga kundërshtimi ndaj projektit për një resort luksoz në bregdetin jugor të vendit.

Sipas saj, projekti i lidhur me një propozim të drejtuar nga Jared Kushner ka shkaktuar zemërim tek banorët lokalë, të cilët pretendojnë se zhvillimi turistik mund të dëmtojë një ekosistem të brishtë dhe habitatin e kafshëve të egra, përfshirë flamingot.

“Banorët thonë se propozimi do të dëmtojë një ekosistem delikat dhe jetën e egër, përfshirë flamingot”, shkruan Boston Globe.

Por autorja sqaron se arsyeja e vërtetë e udhëtimit të saj në Shqipëri nuk ishte protesta, por një histori shumë më pak e njohur, roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria dhe historia e jashtëzakonshme e shpëtimit të hebrenjveArtikulli nis nga një paradoks: një tur me fokus trashëgiminë hebraike në një vend ku sot jetojnë shumë pak hebrenj.

“Dukej e çuditshme në fillim, sepse në Shqipëri pothuajse nuk ka hebrenj”, shkruan ajo, duke shpjeguar se sipas të dhënave të saj në vend jetojnë vetëm rreth 43–45 persona të lindur dhe rritur në Shqipëri me origjinë hebraike.

Megjithatë, Shqipëria pati një rol të jashtëzakonshëm në historinë hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas artikullit, në një kohë kur nazistët po ndiqnin hebrenjtë në të gjithë Europën, Shqipëria atëherë një vend me shumicë myslimane ,u kthye në një strehë sigurie për mijëra refugjatë hebrenj nga Gjermania, Polonia, Austria, Greqia, Bullgaria, Jugosllavia, Çekosllovakia dhe Hungaria.

Burime të ndryshme vlerësojnë se rreth 2 mijë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri gjatë luftës.

Ata u mbrojtën nga familje shqiptare që rrezikuan jetën e tyre duke siguruar dokumente false, duke u dhënë identitete të reja, duke i fshehur në shtëpitë e tyre dhe duke i zhvendosur nga një zonë në tjetrën për t’i shpëtuar forcave naziste.

“Shqipëria është ndoshta i vetmi vend europian që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, citon Boston Globe Michael Berenbaum, ish-drejtor i projektit në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në SHBA.

Besa shqiptare, një kod nderi që mbrojti të huajtSipas artikullit, shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri nuk ishte thjesht një seri veprimesh individuale, por lidhej me një kod të lashtë moral shqiptar: besën.

“Besa” përshkruhet si një premtim i mbajtur, një betim dhe një besim i pathyeshëm për mbrojtjen e tjetrit, veçanërisht të mikut dhe të të huajit që kërkon strehim.

“Besa nënkupton në mënyrë të natyrshme dhe shpirtërore të mos qëndrosh indiferent ndaj dikujt në nevojë apo nën persekutim”, shkruan Saimir A. Lolja, ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, i cituar nga Boston Globe.

Ai shton se hebrenjtë e dinin se shqiptarët kishin besë, që do të thoshte një derë e hapur për këdo që kishte nevojë.

Historia që u hesht për 45 viteBoston Globe shkruan se këto histori mbetën të panjohura për dekada për shkak të izolimit të ashpër politik të Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

Letrat e falënderimit që hebrenjtë e shpëtuar u dërgonin familjeve shqiptare që i kishin mbrojtur shpesh ndaloheshin nga autoritetet. Shumë prej shpëtuesve shqiptarë dhe hebrenjve që ata kishin mbrojtur vdiqën pa i treguar historitë e tyre.

Vetëm pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve ’90, këto rrëfime nisën të dalin në dritë.

Familja Hoxha dhe premtimi i mbajtur pas dekadashAutorja tregon edhe historinë e Rexhep Hoxhës dhe djalit të tij Ermali, pasardhës të familjes shqiptare Hoxha që strehoi një familje hebreje nga Bullgaria.

Gjatë kontrollit të nazistëve nëpër shtëpi, familja Hoxha fshehu prindërit hebrenj në fshatra përreth dhe djalin e tyre 10-vjeçar e prezantoi si fëmijën e tyre.

Rifati, kryefamiljari shqiptar, ruajti librat fetarë të familjes hebreje dhe premtoi se do t’ua kthente një ditë.

Ky premtim u realizua dekada më vonë, kur Rexhepi dhe djali i tij Ermal udhëtuan në Izrael në vitin 2009 për t’ua dorëzuar librat pasardhësve të familjes bullgare.

Historia u bë edhe subjekt i dokumentarit “Besa: The Promise”.

Një mesazh për Amerikën nga historia shqiptareNë fund të artikullit, autorja lidh historinë shqiptare me debatet e sotme në SHBA për emigrantët dhe refugjatët.

Ajo sjell dëshminë e Benjy Neumann, drejtues në sektorin e fluturimeve njerëzore të NASA-s, nëna e të cilit u shpëtua në Shqipëri gjatë luftës.

“Shqiptarët jetonin normalisht, por panë diçka dhe thanë: ‘Kjo është ajo që bëjmë. Kjo mund të ishim ne’. Mendoj se ky është një mësim moral për shoqërinë”, citohet Neumann.

Autorja e mbyll shkrimin me një apel për shoqërinë amerikane:

“Ndoshta edhe ne këtu në Amerikë kemi nevojë për një dozë të mirë besë”, shkruan ajo, duke argumentuar se historia shqiptare e mikpritjes dhe mbrojtjes së të përndjekurve mund të shërbejë si një shembull për kohët moderne./Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm